Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Putin dhe Merkel diskutojnë mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel diskutuan mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave kundër koronavirusit, raporton AFP. 


Kremlini njoftoi se diskutimet u zhvilluan në kuadër të një telefonate që patën të dy liderët të martën.


"U diskutuan çështjet e bashkëpunimit për luftimin e pandemisë së koronavirusit me një theks në perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave", tha Kremlini në një deklaratë.


Në deklaratë u tha se është arritur pajtim që kontaktet të vazhdojnë mes ministrive të shëndetit të të dyja vendeve dhe agjencive të specializuara.


Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu zgjidhjen e konfliktit midis Kievit dhe forcave separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore, pasi situata ka mbetur e bllokuar që kur u nënshkruan marrëveshjet e paqes më 2015.




Rusia dhe Gjermania kohët e fundit kanë filluar vaksinimet masive për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe për të shmangur rivendosjen e bllokimeve në të gjithë vendin.


Gjermania po përdor vaksinën e zhvilluar bashkërisht nga Pfizer dhe kompania me bazë në Mainz - BioNtech, ndërsa Rusia ka hedhur në qarkullim masiv vaksinën e saj - Sputnik V.


Në muajin gusht 2020, Rusia njoftoi se do të fillojë përdorimin e vaksinës së saj para fillimit të provave klinike në shkallë të gjerë, duke ngritur shqetësime mbi shpejtësinë e procedurës së licencimit.


Disa kritikë e kanë përshkruar këtë veprim si një mjet për të forcuar ndikimin gjeopolitik të Rusisë.


Alexander Gintsburg, drejtori i qendrës shtetërore të kërkimit Gamaleya që e zhvilloi vaksinën Sputnik, të martën tha se mbi 1 milion njerëz në Rusi janë vaksinuar.


Moska dërgoi gjithashtu vaksinat e saj në Bjellorusi, Serbi dhe Argjentinë dhe njoftoi se Bolivia do të furnizohet me 2.6 milionë doza.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus