Добавить новость

Рудковская заявила, что Уэст может посетить «Лужники»

«Сейчас делить фактически нечего»: что сделал муж Анастасии Заворотнюк с её имуществом и деньгами?

Shot: рэпер Элджей попытался выбить у журналиста телефон из рук

Белоруссия попала под санкции ЕС аналогично России



World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Liderët botërorë i gëzohen fitores së Bidenit, Gjermania e konsideron "kapitull të ri"

Liderët botërorë i gëzohen fitores së Bidenit, Gjermania e konsideron

Aleatët e Amerikës kanë mirëpritur menjëherë zgjedhjen e Joe Bidenit si president amerikan.

Gjermania e ka konsideruar fitoren e tij si “kapitull të ri”, në lidhjet transatlantike, derisa të tjerët kanë shprehur dëshirën për të nisur shpejt punën kur administrata e re të marrë zyrtarisht pozitën.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, liderja kyçe e NATO-s, ka thënë disa orë pasi Biden është parashikuar si fitues i zgjedhjeve se ajo “mezi pret për bashkëpunimin e së ardhmes” me presidentin Biden.

“Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse zotërojmë sfidat e mëdha të kohës sonë”.

Merkel, e cila është liderja e parë grua në Gjermani, ka theksuar se shoqëruesja e Bidenit në garë, Kamala Harris do të jetë nën-presidentja e parë grua në tokën amerikane.

Kamala Harris, nënpresidentja e parë e zgjedhur e SHBA-së

Peter Beyer, koordinatori i Qeverisë gjermane për çështje transatlantike, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se “ne do të kemi një president amerikan i cili është i interesuar në Evropë, dhe i cili nuk na kthen kundër njëri-tjetrit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pasur marrëdhënie të diskutueshme me shumë aleatë amerikanë duke kritikuar shpesh pjesëtarët e NATO-s, se nuk po kontribuojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e përbashkët, si dhe duke nisur diskutime me Bashkimin Evropian, Japoninë dhe Korenë Jugore për çështje tregtare.

Disa ish-anëtarë të administratës së tij janë frikësuar se ai do ta largonte SHBA-në nga NATO-ja, nëse do të fitonte një mandat të dytë.

Kush është Joe Biden?

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qenë i shpejtë për ta uruar Bidenin duke thënë:

“Unë e njoh Joe Bidenin si mbështetës të fuqishëm të aleancës sonë dhe mezi pres të punoj ngushtë me të. Një NATO e fortë është e mirë, si për Amrikën Veriore ashtu edhe për Evropën”.

Liderët e Bashkimit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen i janë gëzuar fitores së Bidenit dhe kanë bërë thirrje për lidhje më të forta transatlantike.

“Ne po marrim shënime për zhvillimet e fundit në procesin zgjedhor”, ka thënë Michel, president i Këshillit Evropian.

“Mbi këtë bazë, BE-ja uron presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe nën-presidenten Kamala Harris në mbledhjen e votave elektorale”, është thënë në deklaratën e tyre.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po ashtu ka uruar Bidenin dhe Harrisin.

“Ne kemi shumë punë për të bërë, për të tejkaluar sfidat e të sotmes. Le të punojmë bashkë”, ka thënë ai përmes Twitterit.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se “në emër të Qeverisë së Kanadasë, uron Joe Bidenin dhe Kamala Harris për fitoren e tyre si president dhe nën-presidente të Shteteve të Bashkuara.

“Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara gëzojnë një marrëdhënie të jashtëzakonshme – një që është unike në skenën botërore”.

“Mezi pres të punoj me presidentin e zgjedhur Biden, nënpresidenten Harris, administratën e tyre dhe Kongresin e SHBA-së, teksa luftojnë sfidat më të mëdha në botë së bashku”, ka thënë Trudeau.

Kryeministri britanik, Boris Johson, i parë nga shumë si e afërt dhe mbështetës i Trumpit, ka përgëzuar Bidenin dhe Harrisin për “fitoren e saj historike”.

“Shtetet e Bashkuara janë aleatet tona më të rëndësishme dhe ne mezi presim të punojmë ngushtë në prioritetet tona të përbashkëta, nga ndryshimet klimatike, deri në tregti dhe siguri”, ka thënë Johnson.

Irlanda ka përgëzuar po ashtu Bidenin dhe e ka konsideruar mik të ngushtë, i cili do të mbështeste paqen në Irlandën Veriore.

Biden, katolik, ashtu sikurse Irlanda që ka shumicë katolike.

“Irlanda krenohet me zgjedhjet e Joe Bidenit, ashtu sikurse ne të gjithë që jemi krenarë me të gjitha gjeneratat e grave dhe burrave irlandezë dhe paraardhësve të tyre, meqë mundi dhe gjenialiteti i tyre kanë pasuruar dhe fuqizuar Amerikën”, ka thënë kryeministri Micheal Martin.

“Joe Biden ka qenë gjithmonë shok dhe mbështetës i Irlandës, duke përfshirë prosperitetin, stabilitetin dhe mundësinë që është bërë e mundshme nga Marrëveshja e së Premtes së Mirë (për Irlandën Veriore), për të cilën ai është zotuar për mbështetje”, ka shtuar ai.

Mediat amerikane kanë thënë se Biden ka fituar në shtetin e Pensilvanisë, duke tejkaluar shifrën e 270 votave të Kolegjit Elektoral, që nevojiten për ta bërë atë presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore.

“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve - pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Fitorja e Bidenit, 77-vjeçar ka ardhur pas më shumë se tri ditëve të paqartësive, teksa zyrtarët zgjedhorë kanë numëruar votat përmes postës.

Trump është presidenti i parë aktual që humb në procesin e rizgjedhjes, prej kohës së republikanit George H.W. Bush më 1992.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

В Москве расскажут о самых интересных туристических местах Красноярского края

Новосибирск вошел в топ городов по количеству аварий с общественным транспортом

Туляк заказал фальшивые водительские права в WhatsApp

Нелегальный канал миграции прикрыли силовики: приезжие готовили наркотики

Музыкальные новости

Валерий Леонтьев приехал из США в Россию с целью заработка не корпоративе

Лавров: личные контакты Лукашенко и Путина планируются в ближайшее время

Фестиваль троечной езды и гастрономии "Русский драйв"

Певцу Сосо Павлиашвили исполнилось 60 лет

Новости России

Губернатор МО Воробьев: Часть «Крокуса» отдадут под выставочную площадь

Новосибирск вошел в топ городов по количеству аварий с общественным транспортом

«Где история воплощена в Подлинниках». Ульяновский реставратор рассказала о своей работе

В Москве расскажут о самых интересных туристических местах Красноярского края

Экология в России и мире

Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети: на фестиваль в Якутск приехали директора крупнейших цирков и продюсеры, профессиональные артисты

Зимние чартеры в Таиланд расширили: названы новые маршруты и цены

Отборочный этап «Абилимпикса» прошел в Реутове

Создание Портфолио Актера. Создание Фото Портфолио.

Спорт в России и мире

Лучшая теннисистка России повторила достижение Рыбакиной

Первая ракетка России Касаткина вошла в топ-10 чемпионской гонки WTA

Жертва абьюза? В сети разнесли бросившую свою дочку Алесю Кафельникову

Касаткина и Шнайдер блеснули на траве перед Уимблдоном. Идеальный день для российского тенниса

Moscow.media

Участок трассы М-5 Урал перекроют в Челябинской области 2 июля

Челябинский облсуд оставил гендиректора ЧЭМК под арестом

Что общего у вас и древнеегипетских писцов? Боль в суставах из-за работы

S&P повысило прогноз по рейтингу «дочек» Freedom Holding Corp. до позитивного











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Город-курорт. Где спастись от жары в Москве и сколько это стоит

«Бестужевцы» поддержали Всероссийский благотворительный проект незрячего поэта из Пензы

«Где история воплощена в Подлинниках». Ульяновский реставратор рассказала о своей работе

Филипп Киркоров решил украсить свой дом картинами художницы из Екатеринбурга