Gjykata urdhëron USAGM-në që t’ia ndajë REL-it fondet për muajin maj
Një gjykatës federal amerikan më 30 maj ka miratuar kërkesën e tretë të Radios Evropa e Lirë për një urdhër të përkohshëm ndalimi (TRO), në rastin e padisë së medias kundër Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM). Gjykata urdhëroi agjencinë që menjëherë t’ia ndajë radios fondet për muajin maj. Gjykatësi Royce Lamberth po ashtu ka refuzuar argumentin e USAGM-së që agjencia nuk është e obliguar të lëshojë fonde pasi donatorët e tjerë raportohet se po synojnë që të ofrojnë mbështetje financiare për REL-in. Читать дальше...