India ka kryer sulme me dronë në Pakistan më 8 maj, duke plagosur katër ushtarë tha ushtria pakistaneze. India, ndërkaq, i akuzoi fqinjin e saj për një tentim për sulm, teksa tensionet janë rritur mes dy fuqive bërthamore.
India e pranoi se ka shënjestruar sistemin e mbrojtjes ajrore të Pakistanit dhe Islamabadi tha se ka rrëzuar disa dronë. India, në anën tjetër tha se ka “neutralizuar” përpjekjet e Pakistanit për të goditur caqe ushtarake. Asnjë nga këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Читать дальше...