Presidenti i Armenisë, Armen Sarkisian, u diagnostikua me koronavirus gjatë një vizite në Londër.
Ai udhëtoi atje për një operacion në këmbë, por përjetoi edhe simptoma që lidhen me koronavirusin, raportuan të martën agjencitë armene të lajmeve.
Sipas tyre, Sarkisian, 67 vjeç, është vetizoluar dhe vazhdon të punojë.
Londra është duke përjetuar një rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, shpalli të hënën një bllokim të ri për Anglinë, për të frenuar përhapjen e rasteve. Читать дальше...