Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Radosavljeviq: Nuk më intereson vendimi për ndalim i autoriteteve amerikane

Goran Radosavljeviq, ish-komandant i Xhandarmërisë serbe, deklaroi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se "nuk i intereson as nuk ndikohet" nga vendimi i Departamentit të Shtetit për t’ia ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në vrasjen e shtetasve amerikan, vëllezërve Bytyqi.


“Nuk dëshiroj të reagoj ndaj një lajmi të tillë pasi as nuk më intereson as nuk më ndikon një vendim i tillë” tha Radosavljeviq.


Ne deklaratën për Evropën e Lirë ai e përjashtoi çfarëdo përgjegjësie për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.


”E kam dhënë deklaratën për organet e hetuesisë, mijëra herë kam folur për këtë, kështu që nuk ka kuptim të flas për këtë më” deklaroi ai.


Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të vendosin sanksione ndaj një ish-zyrtari të policisë serbe, i cili ka shërbyer si komandant i një kampi, ku janë vrarë vrarë tre vëllezërit Bytyçi gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.


Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më 18 dhjetor se Goran Radosavljeviq ka qenë “i përfshirë” në vrasjen e vëllezëve Bytyçi andaj edhe gruaja dhe vajza e Radosavljeviqit do të goditen me sanksione, bazuar në “seksionin 7031 (c)”.


Ky seksion i ligjit amerikan i mundëson Sekretarit amerikan të Shtetit t’ua ndalojë hyrjen në SHBA, zyrtarëve të huaj dhe familjarëve të tyre në rast se ka “informacion të besueshëm se ata kanë qenë të përfshirë në korrupsion apo në raste ku janë abuzuar të drejtat e njeriut”.


Vrasja e Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyçit, më 1999, ka qenë pikë kyçe për marrëdhëniet SHBA- Serbi, teksa Beogradi tenton të integrohet më shpejtë me vendet Perëndimore.


Vëllezërit Bytyçi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta.


Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.


Më 2012 një gjykatë serbe për krime lufte ka liruar dy ish-zyrtarë policorë për përfshirjen e tyre në këto vrasje, me arsyetimin e provave të pamjaftueshme.


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus