Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Gruevski, “i pakapshëm” për të pranuar vendimin për burg

Institucionet tani dy ditë nuk mund ta gjejnë ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski për t’i dorëzuar vendimin refuzues për shtyrjen e vuajtjes së dënimit prej dy vjet burg.


Gruevski duhet personalisht ta pranojë vendimin dhe menjëherë të shkojë në burg për vuajtjen e dënimit për shpërdorim të detyrës në rastin e blerjes së makinës luksoze qeveritare në vlerë prej 600 mijë euro. Sipas ligjeve ekzistuese, nëse edhe të hënë nuk arrihet t’i dorëzohet vendimi, atëherë do të shpallet fletarrest për dërgimin e tij në burg.


Në disa media në gjuhën maqedonase është spekuluar mbi mundësinë e largimit të tij nga Maqedonia, por kjo nuk është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.


Para se t’i refuzohet kërkesa për shtyrjen e vuajtjes së dënimit, Kuvendi i Maqedonisë nuk kishte arritur të siguronte dy të tretat e votave për t’i hequr mandatin e deputetit.


Për heqjen e mandatit kishin votuar 58 deputetë, kurse kundër 29 deputetë. Nisma ishte paraqitur në Komisionin për Çështje të Mandateve, pas informimit se Kuvendi ishte njoftuar gjykata për dënimin e ish-kryeministrit Gruevski me dy vjet burgim.


Shumica parlamentare kishte kërkuar marrjen e mandatit me arsyetimin se “Nikolla Gruevski nuk është i denjë të ushtrojë detyrën e deputetit”.


Ndërkohë, ndaj Gruevskit po zhvillohet edhe disa procese tjera gjyqësore. Aipo gjykohet për shpërdorime të tjera të detyrës zyrtare, për mashtrime zgjedhore, dhunë të porositur ndaj ish-drejtuesve të opozitës në një komunë të Shkupit, e keqpërdorime tjera financiare.


Ai të hënën duhet të paraqitet në vazhdimin e gjykimit për lëndën "Titanik” që ka të bëjë me keqpërdorimet e dyshuara në zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Jozyrtarisht bëhet e ditur se në rast se paraqitet në gjykatë, ai edhe mund të dërgohet në vuajten e dënimit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus