Në Kosovë, aktualisht ka një numër të madh të medieve dhe platformave të informimit. Por, sa janë të besueshme ato dhe çfarë efektesh kanë në opinion? Të rinjtë, në rubrikën e tyre të përjavshme, VOX në Radion Evropa e Lirë, shprehin mendime të ndryshme lidhur me këtë temë. Në parim, sipas tyre, besueshmëria në medie duhet të ekzistojë, por ajo është relative dhe varet nga vetë mediet.