Nëntë persona kanë vdekur në mëngjesin e së enjtes pasi një anije është përmbytur në bregdetin e Turqisë, kanë njoftuar rojet turke të asaj zone, transmeton Reuters.
Katër persona që kanë qenë në anije kanë shpëtuar.
Anija është përmbytur në bregun e Provincës Aydin, afër Kusadasi, një destinacion i populluar nga turistët.
Më 2015, Turqia ishte kthyer në një nga pikat kyçe të zbarkimit për më shumë se 1 milion migrantë që synonin vendet e Bashkimit Evropian, shumica prej të cilëve kanë ikur nga konflikti dhe varfëria në Lindje të Mesme dhe Afrikë.
Një marrëveshje e vitit 2016 në mes të Turqisë dhe Bashkimit Evropian ka ulur ndjeshëm këtë trend, pasi qindra persona kanë vdekur duke kaluar nëpër ishujt grekë.
Sipas të dhënave në faqen e internetit të Rojës Bregdetare të Turqisë, deri në këtë periudhë të vitit, në brigjet turke kanë vdekur 54 persona, të cilët janë cilësuar si “migrantë të parregullt”.