Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

BE: Thirrja e fundit për Britaninë që të ofrojë plan real për Brexit-in

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Britanisë të ofrojë një plan "real" për procesin e largimit nga blloku, të njohur si Brexit - në të kundërtën, u paralajmërua se mund të dalë nga BE-ja pa ndonjë marrëveshje.


"Ka shumë punë përpara dhe detyrat më të vështira janë ende të pazgjidhura", tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, për gazetarët në Bruksel, në fund të një samiti të BE-së.


"Kjo është thirrja e fundit për t'i nxjerrë letrat në tavolinë", tha Tusk.


Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në fund të marsit, 2019.


Kjo pason një referendum të qershorit, 2016, në të cilin qytetarët britanikë kanë votuar për dalje nga blloku.


Britania dhe BE-ja kanë shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje përfundimtare deri në tetor.


Por, pas disa mujash negociata, është bërë pak përparim.


Ndër çështjet më të diskutueshme janë nivelet e integrimit të Britanisë me tregun e përbashkët të BE-së pas Brexit-it dhe natyra e kufirit midis Irlandës së Veriut - e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar - dhe Irlandës - anëtare të BE-së.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus