Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mësimdhënësit kosovarë me doracak për luftimin e ekstremizmit

Kosova po mundohet të luftojë ekstremizmin duke filluar nga shkollat fillore dhe të mesme.


Kjo gjë po synohet të bëhet përmes doracakut për mësimdhënës, të publikuar nga Ministria e Arsimit, UNDP-ja dhe Ambasada e Italisë.


Ky doracak përmban informata se si të identifikohet një nxënës nga mësimdhënësi nëse shfaq shenja të radikalizmit.


Sipas këtij manuali, disa nga shenjat e parë me anë të të cilëve mund të identifikohet një nxënës që është radikalizuar, është kur ai refuzon të dëgjojë pikëpamje të ndryshme, si dhe shkëputja e menjëhershme nga familjarët dhe shoqëria.


Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se ky manual përmban një listë të sfidave të përbashkëta dhe të skenarëve, të cilët kanë ndodhur në shumë shkolla të Kosovës.


Bytyqi tha se ky doracak është vetëm hapi i parë dhe se ministria do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët e saj ndërkombëtarë, në mënyrë që të luftohet kjo dukuri.


“Jo vetëm te çështja e kurikulave, por ne planifikojmë të kemi edhe lëndë nëpër të gjitha shkollat, në mënyrë që të luftohen edhe mundësitë e ekstremizmit përmes përdorimit jo të drejtë të internetit dhe të edukimit social”, tha Bytyqi gjatë ceremonisë ku u bë publikimi i doracakut.



Ministri tha se “doracaku për mësimdhënësit është një udhëzim teknik për adresimin e sfidave konkrete, të nxitura nga ekstremizmi i dhunshëm në shkolla”.


Në manual gjithashtu përfshihet edhe pjesa ku tregohet se cilët nxënës mund të jenë më të ndjeshëm ndaj radikalizmit.


Aty shkruan se zakonisht janë ata nxënës që kanë përjetuar ndonjë ngjarje traumatike, ata që kanë probleme familjare, vetëbesim të ulët, si dhe ata që kanë përjetuar fyerje raciste dhe diskriminuese.


Një tjetër sfidë me të cilën janë përballur shumë mësimdhënës nëpër shkolla të Kosovës, është lënia anash e mësimit për të marrë pjesë në faljen e namazit.



Në manual shkruan se mësimdhënësit duhet t'ua bëjnë të qartë se e respektojnë fenë e tyre, porse lëshimi i orëve të mësimit është i palejueshëm dhe se kjo gjë vlen për të gjithë nxënësit pa dallim të përkatësisë së tyre fetare.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus