Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Policia arreston tre persona të dyshuar për terrorizëm në Kosovë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë  pas hetimeve disamujore ka arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm.


“Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka ndërmarrë një operacion policor në dy rajone të Kosovës Prizren dhe Skenderaj për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë”.


“Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Drejtorinë kundër terrorizmit tre persona të dyshuar (R. K., A. A. dhe L. M.), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.


Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet gjermane, të cilat njëkohësisht kanë zbatuar urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit B. B.


Gjatë këtij operacioni, Policia e Kosovës bën të ditur se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.


Me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus