Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Stoltenberg: Maqedonia në NATO, pas zbatimit të marrëveshjes për emrin

Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-së, pas zbatimit të marrëveshjes për emrin me Greqinë. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.


Kreu i Aleancës tha se beson që në samitin e NATO-së më 11 dhe 12 korrik, liderët e vendeve anëtare do t’i bëjnë ftesë Maqedonisë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.


“Marrëveshja për emrin paraqet shembull për të tjerët për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit. Pres që në samitin pas dy javësh, të ftoheni në negociata për anëtarësim, ndërsa pas finalizimit të marrëveshjes, të bëheni anëtare të NATO-s. Pa e finalizuar marrëveshjen, nuk mund ta bëni këtë. Dera e NATO-s është e hapur, mos e humbni këtë mundësi”, ka deklaruar Stoltenberg.


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i japin mbështetje “të ardhmes evropiane të Maqedonisë” ndërsa ka folur për punën që ka bërë qeveria në zgjidhjen e kontesteve me shtetet fqinje.


“Marrëveshja me Greqinë hapi procesin që më në fund të bëhemi pjesë e NATO-s. Vetëm brenda një viti Maqedonia ka arritur atë që askush nuk mund të kishte parashikuar. Vullneti i fortë për të zgjidhur mosmarrëveshjet na solli lajme shumë të mira. Tani kemi për çfarë të bashkohemi. Le të themi “po” të ardhmes sonë”, ka deklaruar Zaev, duke shprehur bindjen se Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-së.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus