Добавить новость

Стало известно о судьбе «кислотного маньяка» из Подмосковья — БлокнотРУ — Происшествия в Московской области сегодня. Московская область происшествия. Московская область происшествия сегодня. Подмосквье происшествия сегодня. Происшествия в Подмосковье сегодня

Прогулки по Москве

В Севастополе простились с воспитательницей, погибшей при атаке в Учкуевке

Пожарные потушили возгорание в Дворце культуры в Москве

World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kushtetuta e Kosovës nuk është e paprekshme

Kushtetuta e Kosovës nuk është e paprekshme

Kushtetuta e Kosovës, përderisa vlerësohet si Kushtetutë demokratike, ajo nuk është e paprekshme ndaj ndryshimeve brenda saj dhe kjo, deri më tash, është dëshmuar në dy raste, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese.

Megjithatë, sipas tyre, ndryshimet kushtetuese, në vendet demokratike, bëhen për të mirën e përgjithshme. Por, ndryshimet e tilla, siç thonë ata, për shkak të kompromiseve politike, mund ta dëmtojnë vetëfunksionalitetin e shtetit.

Së fundmi, Lista Serbe ka deklaruar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të jetë i mundur pa ndryshime kushtetuese.

Por, siç thonë njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese, për ndryshimet kushtetuese nevojitet konsensus i gjerë brenda spektrit politik ose një kompromis politik, i cili do të prodhonte një pajtim të spektrit politik lidhur me ndryshimet eventuale kushtetuese.

Mazllum Baraliu, profesor i së Drejtës Kushtetuese, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se vetë shteti i Kosovës dhe Kushtetuta e vendit, janë produkte të kompromiseve, të cilat në fakt e kanë dëmtuar dhe frenuar zhvillimin normal të vendit.

Nisur nga kjo përvojë, siç thotë ai, ndaj kërkesës së Listës Serbe për ndryshime kushtetuese nuk duhet qasur me asnjë kompromis politik.

“Kompromise jo, në asnjë mënyrë, sepse do të duhej konsensus. Me kompromise të shumta dhe të dëmshme, metastazike do të thosha, është ndërtuar ky shtet dhe ato kompromise po hakmerren duke krijuar reperkusione të pariparueshme dhe duke krijuar metastaza politike dhe konstitucionale".

"Prandaj, edhe kërkesat e Listës Serbe, nuk janë racionale me kushtëzimet për Asociacionin, Sidomos ato janë antikushtetuese dhe nuk është e lehtë që të arrihen (ndryshimet kushtetuese) pa pëlqimin e shumicës”, thotë Baraliu.

Florent Spahija, ekspert ligjor nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta e vendit nuk është e paprekshme. Por, sipas tij, ndryshimet e shpeshta kushtetuese për vendet në tranzicion, siç është Kosova, nuk janë fare të mira.

“Për ne, në rastet kur dëshirojmë ta ndryshojmë Kushtetutën, normalisht që nevojitet një spektër i gjerë politik të merret vesh dhe të pajtohet që të ndryshohet në të mirë të vendit, çdo herë".

"Absolutisht nuk do të duhej të ndryshohej Kushtetuta për t’i përkrahur disa mendime ose vendime të pakicave, në kuptimin që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të bëhet ashtu siç e kërkojnë ata, e jo siç kërkohet me Kushtetutë".

"Për shkak se, nëse ne e ndryshojmë Kushtetutën për Asociacionin, ashtu siç ata e mendojnë, atëherë i bie që ne do ta ndryshonim Kushtetutën për të keqen e vendit dhe ne me Kushtetutë do ta njohim një shtet brenda shtetit”, vlerëson Spahija.

Por, kërkesa e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës, për ndryshime kushtetuese, nuk është e vetmja. Spektri politik shqiptar në Kosovë, tash e disa vite, në vazhdimësi ka kërkuar ndryshimet kushtetuese për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Por, deputetët e Listës Serbe e kanë penguar një gjë të tillë, duke u betonuar në qëndrimin e tyre që të mos ofrojnë dy të tretat e votave të dyfishta, që nënkupton të pakicave, në favor të këtyre ndryshimeve kushtetuese.

Baraliu thekson se spektri politik shqiptar në Kosovë duhet të ketë kujdes që të mos bjerë në grackën e kompromiseve politike.

“Duke pasur parasysh këto situata, këtë frymë dhe shkronjë të Kushtetutës, si dhe konfiguracionin e saj, më konkretisht, për të domosdo lypsen edhe kompromise".

"Por, mbi të gjitha, lypset konsensus prej të gjithëve, për arsye se nuk ka mundësi që të ndryshohet dhe të plotësohet e aq më pak të rishkruhet Kushtetuta pa pëlqimin e atyre, të cilët këto ingerenca i kanë marrë me Dokumentin e Ahtisaarit dhe tashmëjanë të përfshira tash e sa vite si praktikë kushtetuese”, shton Baraliu.

Megjithatë, Spahija shpreh mendimin se ndryshimet kushtetuese, për cilëndo arsye, nuk duhet të bëhen me kompromise politike.

“Kjo për shkak se nuk na duhet një ushtri në qoftë se nuk e kemi një shtet dhe sovranitet të kompletuar. Unë konsideroj që interesat politike të momentit mund të jenë të dëmshme për gjeneratat e ardhshme dhe Kushtetuta nuk duhet të mendohet si diçka që ‘është bërë sot dhe po e ndryshojmë nesër’, pasi që pasojat mund të jenë më të mëdha".

"Nëse, ne si shoqëri, në fillim jemi pajtuar me këtë Kushtetutë, që ka dalë nga Dokumenti i Ahtisaarit - jemi pajtuar si shoqëri, pasi që është diskutuar në rang të gjerë që kjo të jetë forma e Kushtetutës - atëherë, nëse ne e ndryshojmë, kështu vazhdimisht i krijojmë probleme shtetit tonë. Do të thotë, nëse me Kushtetutën i krijojmë probleme funksionimit, atëherë unë nuk besoj që do të ishte mirë që ta ndryshojmë”, thekson Spahija,

Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet vetëm sipas Marrëveshjes së Brukselit, e cila parasheh edhe vlerësimin e kësaj marrëveshjeje nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit në verdiktin e saj të dhjetorit të vitit 2015, ka konstatuar se në 23 pika marrëveshja nuk është në harmoni me Kushtetutën.

Sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, që çdo pretendim më tepër ose për t’i kushtëzuar institucionet e Kosovës nga ana e Listës Serbe “mund të quhet vetëm një shantazh politik, përkatësisht një kërkesë, e cila vetëm sa e neglizhon krijimin e këtij Asociacioni dhe nuk e përshpejton atë”.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

В Дагестане на свадьбе отравились 16 человек, возбуждено уголовное дело

Пожарные потушили возгорание в Дворце культуры в Москве

В Москве суд арестовал военкома Преображенского района по делу о крупной взятке

Прогулки по Москве

Музыкальные новости

Йошкар-Ола готовит будущих чемпионов по фитнес-аэробике РФ

Канал ТНТ объявляет о старте съемок нового спортивного шоу «Игры без границ»  

Лавров: России, КНР и Монголии интересна интеграция экономических проектов

На Улан-Удэнском ЛВРЗ начали тестирование промышленных экзоскелетов

Новости России

В Москве суд арестовал военкома Преображенского района по делу о крупной взятке

Сотрудники «Мособлпожспаса» заняли первое место на турслете «Лето-2024»

В Севастополе простились с воспитательницей, погибшей при атаке в Учкуевке

Моди собирается обсудить торговый дисбаланс с Путиным в Москве

Экология в России и мире

В Центре хирургии клиники «Будь Здоров» провели 1000-ю операцию

Туристов предупредили о болезни, от которой умирает каждый пятый - эта зараза сейчас стремительно распространяется по курортным странам

Выставка «Интерткань» представляет участников раздела «Пряжа и нити»

Готовь лыжи летом

Спорт в России и мире

Звезда «Гонки» Даниэль Брюль снимет байопик о немецком теннисисте Готфриде фон Крамме

Более 100 спортсменов в Саратове принимают участие в Кубке России по настольному теннису памяти Паралимпийской чемпионки Наталии Мартяшевой

Рублёв впервые с 2021 года проиграл в первом круге турнира Большого шлема

Депутат Свищев: любой из нас протянет руку помощи Джоковичу в изучении языка

Moscow.media

Новая Лада Ларгус — реальные цены у дилеров в июле 2024 года

Konica Minolta оказала содействие компании «ЭвоКом» при переходе на отечественный Service Desk ITSM 365

Tele2 модернизировала сеть на транспортных узлах по всей России

«Байкал Сервис»: «Канцтовары запасай, на перевозку скидку получай!»











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Стало известно о судьбе «кислотного маньяка» из Подмосковья — БлокнотРУ — Происшествия в Московской области сегодня. Московская область происшествия. Московская область происшествия сегодня. Подмосквье происшествия сегодня. Происшествия в Подмосковье сегодня

Пожарные потушили возгорание в Дворце культуры в Москве

В Москве суд арестовал военкома Преображенского района по делу о крупной взятке

Зачем на самом деле был слит секретный разговор Белоусова с главой Пентагона