Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Protesta të reja priten në Gaza pas përleshjeve vdekjeprurëse

Protesta të reja pritet të mbahen sot, një ditë pasi të paktën 58 palestinezë u vranë nga ushtria izraelite, në përleshjet në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, në ditën kur Shtetet e Bashkuara hapën ambasadën e tyre në Jerusalem.


Palestinezët sot shënojnë 70-vjetorin e asaj që e quajnë “Nakba” ose “Katastrofa”, që shënon zhvendosjen masive të palestinezëve pas krijimit të shtetit të Izraelit.


Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se në protestat e 14 majit, po ashtu janë plagosur 2,700 persona.


Izraeli ka njoftuar se 40 mijë palestinezë morrën pjesë “në trazirat e dhunshme”, ndërkaq, kryeministri Benjamin Netanyahu mbrojti vendimin për të përdorur forcë, duke thënë se “çdo shtet e ka për obligim që të mbrojë kufinjtë e tij”.


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah ka thënë se “përgjegjësia për këto vdekje tragjike bie te Hamasi”.


“Hamasi qëllimshëm dhe me cinizëm ka provokuar këtë përgjigje”, ka thënë ai.


Shtetet e Bashkuara hapën ambasadën në Jerusalem në 70-vjetorin e shtetit të Izraelit.




Presidenti i Autoritetet Palestinez, Muhamud Abbas, ndërkaq, ka dënuar përdorimin e dhunës, duke e quajtur këtë ngjarje si “masakër” të kryer nga forcat izraelite dhe ka shpallur tre ditë zie.


Protestat e 14 majit ishin më të përgjakshmet që prej luftës në Gaza më 2014. Ato ishin pjesë e protestave që palestinezët kanë organizuar për gjashtë javë me radhë, që i kanë quajtur “Marshi i Madh i Rikthimit”, pasi palestinezët dëshirojnë të kthehen në territoret, që tashmë i takojnë Izraelit.




Shefi për të drejtat e njeriut i OKB-së, Zeid Ra’ad al-Huessein ka shprehur “zemërim për shkeljen e të drejtave të njeriut”, nga forcat izraelite.


Ndërkaq, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar forcat izraelite për “gjenocid” ndërkaq Izraeli ka thënë se është “shtet terrorist”.


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet që të mblidhet për të diskutuar për dhunën në Gaza.


Mbledhja është thirrur nga Kuvajti, por ende nuk është e qartë çfarë vendimi pritet të merret në këtë mbledhje.


Shtetet e Bashkuara bllokuan një deklaratë të propozuar nga Kuvajti, në të cilën kërkohej “hetim i pavarur dhe transparent”, për protestat vdekjeprurëse në Gaza.




Në dhjetor, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se e njeh Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, vendim ky që nxiti reagime të shumta.


SHBA vendosi veton mbi një rezolutë në Kombet e Bashkuara, ku kërkohej që Trump të anulonte vendimin e tij për njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit.


Palestinezët thonë se Jerusalemi Lindor do të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.


Përgatiti: Mimoza Sadiku

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus