Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve e cila shënohet më 18 prill, janë përzgjedhur lojërat e gjyshërve, që fëmijët të kenë mundësi të shohin me çfarë janë argëtuar të parët e tyre. Qëllimi i këtij organizimi ka qenë që fëmijët për një ditë t'u ikin telefonave të mençur dhe të luajnë në natyrë.