Ekipi i unifikuar i të dy Koreve në hokej në akull në kategorinë e femrave, ka pësuar sot disfatë në ndeshjen e parë kundër Zvicrës me rezultat 8:0, në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore.
Këtë duel, që u zhvillua në Pjonçang e ka shikuar edhe presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, dhe disa zyrtarë të lartë të Koresë Veriore.
Kjo ishte hera e parë që Veriu dhe Jugu e kanë krijuar një ekip të përbashkët në Lojërat Olimpike, pas zbutjes aktuale të raporteve ndërmjet dy vendeve.