Diplomati veteran i Shteteve të Bashkuara, Bill Richardson, dha dorëheqje nga një panel ndërkombëtar, i ngritur nga udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, për këshillime rreth krizës me myslimanët Rohingya.
Ai tha se paneli është një “mashtrim” dhe e akuzoi Suu Kyi për mungesë të "udhëheqjes morale" të çështjes.
Richardson, i cili ka qenë për kohë të gjatë mik i Suu Kyi, tha se ajo ka qenë “e egër” kur ai ka ngritur rastin e dy gazetarëve të Reuters-it, që janë në gjyq në Mianmar.
Mianmari e akuzoi Richardsonin për “sulm personal” mbi Suu Kyi.
Mbi 650,000 myslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladeshin fqinj vitin e kaluar, për shkak të represionit të ushtrisë.
Ofensiva e ushtrisë, e cila ka çuar në eksod masiv nga rajoni Rakhine, është përshkruar nga Kombet e Bashkuara si “doracak për spastrim etnik” – gjë që hidhet poshtë nga Mianmari.