Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Papa Françesku kërkon zgjidhje për Lindjen e Mesme dhe refugjatët

Papa Françesku e ka shfrytëzuar mesazhin e tij për Krishtlindje për të bërë thirrje që të zgjidhet konflikti izralelito-palestinez, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ngriti tensionet me njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit.


Papa ka folur për konfliktin në Lindjen e Mesme derisa i është adresuar çështjeve botërore vetëm katër ditë pasi më shumë se 120 shtete e mbështetën rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila e kundërshton vendimin e SHBA-së për Jerusalemin.


“Le të lutemi që të triumfojë vullneti për dialog në mes të palëve dhe të arrihet një zgjidhje përmes negociatave, ashtu që të dy vendet të jetojnë së bashku në një ambient me kufij të njohur ndërkombëtarisht”, ka thënë ai duke iu referuar izraelitëve dhe palestinezëve.


Kjo është hera e dytë që Papa ka folur publikisht për këtë konflikt.


Ai po ashtu ka përmendur edhe fëmijët që ka parë gjatë një vizite në Mianmar dhe Bangladesh, duke thënë se ka parë Jezusin në secilin fëmijë dhe ka bërë thirrje për mbrojtje të dinjitetshme të atij grupi në rajon.


Më shumë se 600,000 myslimanë rohingya janë larguar nga Mianmari i banuar nga budistët për në Bangladesh gjatë mujave të fundit.


Papa kishte pasur një qasje diplomatike gjatë vizitës së tij në këtë rajon, duke mënjanuar termin “rohingya” derisa ishte në Mianmar, pasi ky vend nuk i njeh ata si grup minoritar.


Sidoqoftë ai u është drejtuar refugjatëve si “rohingya” kur ka arritur në Bangledesh.


Ndër të tjera ai ka përmendur edhe fëmijët e pafajshëm në Siri, Irak dhe Jemen, duke shtuar se ata persona jetojnë në kushte shumë të vështira të jetës.


Gjatë mesazhit të tij, Papa Françesku ka treguar mbështetje shumë të fortë edhe për imigrantët.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus