Vritet një grua në Dragash, dyshohet se dorasi është djali i saj
Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit është informuar se në fshatin Restelicë të Dragashit, është vrarë një grua. Dorasi, sipas autoriteteve, dyshohet se është djali i viktimës. “Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. I dyshuari, F.B., dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë”, u tha në njoftim. Prokuroria tha se bazuar në të dhënat zyrtare të saj, dorasi ka pasur çrregullime mendore.