Фигуранта по делу замминистра обороны России арестовали

В Татарстане задержан собиравший для СБУ данные о российском ВПК

Москвич на несколько минут захватил борт авиакомпании «Россия» в Сочи

Число участников программы «Почта.Бонус» в столичном регионе увеличилось в 1,5 раза за год



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Përfundimi i projekteve komunale, përtej afateve e pa ndëshkim

Përfundimi i projekteve komunale, përtej afateve e pa ndëshkim

Ka më shumë se tre vjet që një zonë që përshkon fshatrat Klinë-Kuqicë në Komunën e Skenderajt nuk po bëhet me sistem të kanalizimit.

Ky projekt që kishte nisur në vitin 2016 nuk ka përfunduar ende megjithëse, sipas kontratës që kishte nënshkruar komuna, projekti parashihej të finalizohej brenda tre vjetëve, përkatësisht më së voni në vitin 2019.

Kjo është njëra ndër problemet që Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar në raportin e saj për Komunën e Skenderajt për vitin 2021.

Raporti i ZKA-së thotë se vonesat në këtë projekt ishin shkaktuar për shkak se kontrata u nënshkrua para se të ndaheshin mjetet buxhetore të nevojshme, por edhe për shkak të pengesave të ndryshme në terren të paraqitura gjatë realizimit të projektit.

Auditori i ka rekomanduar komunës se në projekte kapitale që realizohen me buxhet të shtetit duhet të ketë planifikim më të mirë duke ndërmarrë të gjitha masat “për evitimin e pengesave në zbatim të kontratës”.

Komuna e Skenderajt është pajtuar me gjetjen e auditorit për këtë projekt.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Zyra për informim e kësaj komune thotë se projekti nuk ishte menaxhuar si duhet në të kaluarën.

“Është e vërtetë që ky projekt ka filluar para shumë vitesh. Ky projekt nuk është trajtuar seriozisht nga qeverisja e kaluar, prandaj ka ngecur dhe nuk ka përfunduar ende”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Skenderaj, aktualisht, udhëhiqet nga Fadil Nura, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa para zgjedhjeve në vitin 2021 ajo udhëhiqej nga Bekim Lushtaku, kandidat i pavarur.

Prokurimi publik nëpër komuna të Kosovës po përcillet me probleme nga planifikimi paraprak e deri te menaxhimi i kontratave publike.

Kështu thonë raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për komunat për vitin 2021, të publikuara gjatë muajit maj këtë vit, e sipas së cilave problemet janë të përsëritura ndër vite.

Vonesa në realizimin e projekteve janë identifikuar nga auditori edhe nëpër komuna të tjera.

Shembull, në komunën e Gjilanit, sipas auditorit, në vitin 2019 ishte lidhur kontratë për ndërtimin e Tregut të Gjelbër me vlerë mbi 800 mijë euro.

Edhe pse me kontratë ishte paraparë që projekti të finalizohej brenda 90 ditëve, punimet në këtë treg nuk kanë përfunduar as gjatë vitit 2022.

Komuna e Gjilanit nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment lidhur me gjetjet e auditorit për këtë komunë.

Zyra Kombëtare e Auditimit për Radion Evropa e Lirë ka thënë se shkeljet që i kanë gjetur në 11 raportet e publikuara deri më tani për komuna, përshkruajnë probleme që hasen ndër vite.

“Rezultatet e auditimit tregojnë se edhe më tutje, në institucionet përkatëse (të cilat janë) subjekt i këtyre auditimeve, ekzistojnë parregullsi thelbësore në menaxhimin financiar dhe kontrolle dhe se disa nga mangësitë e identifikuara po përsëriten çdo vit”, thotë ZKA-ja.

Rikujtojmë se ZKA-ja, për çdo vit publikon raporte të auditimit për 38 komuna të Kosovës, ministritë dhe organet qendrore, si dhe dhjetëra agjenci edhe institucione tjera publike.

“Parregullsi në nisje, zhvillim e përfundim të projekteve”

Edhe përtej raporteve të auditimit, hulumtimet e bëra nga shoqëria civile në lidhje me komunat tregojnë për një zinxhir telashesh përgjatë procesit të projekteve që paguhen nga buxheti i komunave.

Qëndrim Arifi, nga organizata joqeveritare Iniciativa për Progres (INPO) thotë se parregullsitë në procedurat e prokurimit në komuna vërehen në tri faza.

E para, sipas tij, nis qysh nga planifikimi i projekteve.

“Planifikimi shpesh nuk është në harmoni me dy çështje që janë të patejkalueshme. E para nevojat reale (për projektet e ndryshme) dhe e dyta buxheti i autoritetit kontraktues (në këtë rast komunës)”, thotë Arifi.

Problemi i dytë, sipas tij, vërehet te mënyra se si përcaktohen kriteret për tenderët publikë nga zyrat e prokurimit nëpër komuna, duke çuar shpesh në favorizim të kompanive.

Në një raport hulumtues të publikuar nga organizata INPO në prill të vitit 2022, ishte evidentuar se 10 nga 20 komunat e monitoruara kanë shkurtuar afatet për pranimin e tenderëve duke mos lejuar hapësirë për konkurrencë më të madhe mes kompanive që duan të fitojnë tenderët.

Sipas Qëndrim Arifit, problemi i tretë, por edhe më i komplikuari sa i përket prokurimit është zbatimi i kontratës, ose përfundimi i projektit për të cilin shpenzohen paratë e buxhetit.

“Pra, edhe sikur gjithçka të ketë shkuar mirë në pjesën e nënshkrimit të kontratës, shumë kontrata po çalojnë në proces. Vështirë që, një kontratë në kuadër të komunave, arrin të zbatohet brenda afateve kontraktuale”, thotë Arifi.

Pasoja të vogla ligjore për shkeljet në prokurim

Në Kosovë, shfrytëzimi i fondeve publike rregullohet me ligj të veçantë, përkatësisht me Ligjin për Prokurim në bazë të së cilit përcaktohen kriteret për shfrytëzimin e fondeve publike.

Keqpërdorimet në këtë fushë paraqesin vepër penale.

Ndjekja dhe dënimi i këtyre veprave penale, megjithatë, nuk po bëhet në mënyrë të kënaqshme, sipas shoqërisë civile.

Zyra Kombëtare e Auditimit për Radion Evropa e Lirë ka thënë se në tre vjetët e fundit kanë raportuar 156 raste që potencialisht mund të jenë vepra penale, nga gjetjet e auditorit, mesatarisht 50 raste për vit.

Në anën tjetër, Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se ka pranuar këto raportime por nuk ka bërë të ditur se sa prej tyre janë shndërruar në aktakuza.

Prokuroria ka thënë, po ashtu, se ka raste kur kanë ndjekur çështje që lidhen me gjetjet e auditorit edhe pa pasur raportim nga këta të fundit. Ata nuk e kanë bërë të ditur se sa është numri as të këtyre rasteve.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në anën tjetër, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk u është përgjigjur pyetjeve se sa aktakuza që lidhen me gjetjet e auditorit janë pranuar dhe për sa prej tyre është marrë vendim në gjykatë.

Një raport i publikuar në dhjetor të vitit 2021 nga organizata Instituti i Kosovës për Drejtësi, thuhet se “sistemi i drejtësisë ende nuk i është qasur me seriozitet parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në fushën e prokurimit”.

Sipas këtij raporti, përgjatë vitit 2020 dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë nxjerrë gjithsej nëntë vendime gjyqësore në lidhje me raste që kanë të bëjnë me prokurimin publik.

Në gjashtë prej këtyre rasteve, aktakuzat e Prokurorit të Shtetit kanë dështuar që të provohen në gjykatë.

Llogaridhënien e njëmendtë para organeve të drejtësisë, po e sheh si të domosdoshme Qëndrim Arifi, i cili thotë se cikli i parregullsive të njëjta duhet të ndërpritet.

“Vetëm atëherë kur do të jepet përgjegjësia penale, do të ndikonte në uljen e rasteve ose rekomandimeve të njëjta në prokurimin publik që ndodhin me vite të tëra”, thotë ai.

Deri më tani, Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raporte të auditimit për komunën e Istogut, atë të Gjilanit, Graçanicës, Mitrovicës së Jugut, Novobërdës, Shtërpcës, Skenderajt, Vushtrrisë, Kamenicës, Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit. Për komunat tjera, raportet pritet të publikohen në javët në vazhdim.

Përveç procedurave të prokurimit, gjetje të tjera të auditorit nëpër këto raporte (përfshirë komunat me shumicë serbe) kanë të bëjnë me angazhimin jo të rregullt të stafit, keqdeklarimin e shpenzimeve të buxhetit, vonesa në pagesa të faturave si dhe mungesë të auditimit të brendshëm.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Ограничения в движении транспорта введут в Москве из-за подготовки к Параду Победы

В подмосковном Пущине заменили лабораторных мышей бессмертными червями

Синхронистка Гелена Топилина провела мастер-класс в Химках

«Единая Россия» проверила ход строительства новой школы в ЖК «Ярославский»

Музыкальные новости

Единственный на Алтае аэропорт полностью выкупил Сбер

Кубок Победы 2024 разыграли среди бадминтонистов в Чите

Предложения АИРР поддержала комиссия Госсовета

ДЭГ местного значения // Суд оставил в силе итоги электронного голосования на выборах президента

Новости России

Мужчины стали в 2 раза активнее пользоваться маркетплейсами

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге про ЖКХ-приложение «Госуслуги. Дом»

Василий Шимохин принял участие в торжественном мероприятии в Кремле

Как иностранцам БЕСПЛАТНО попасть в российские вузы

Экология в России и мире

Отец азербайджанца вдруг забыл русский язык, и потребовал переводчика. Что известно о дерзком преступлении – убийctве байкера в Москве?

Лекарство на подоконнике: почему каждому стоит есть микрозелень

Токсиколог Кутушов рассказал почему возникает похмелье

МФК «Динамо Пушкино» вошел в топ-8 команд Всероссийского футбольного турнира «Кубок Казани»

Спорт в России и мире

Хромачёва и Бабош выиграли турнир WTA в Руане в парном разряде

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде

Кудерметова выиграла турнир WTA в Штутгарте в парном разряде

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде

Moscow.media

Дубненского отдела вневедомственной охраны Главного управления Росгвардии по Московской области, который тренирует юных тхэквондистов.

На флоте бабочек не ловят

Всероссийский субботник пройдет на территории сервисного локомотивного депо «Москва-Сортировочная» 27 апреля!

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Адвокат Ахильгов: блогер Ивлеева обжалует решение по делу о дискредитации армии

Жителям Подмосковья напомнили сроки подачи показаний счетчиков

Золотые унитазы Киркорова: 200 млн рублей на ремонт. И ещё миллиард - экс-главе Киргизии - СМИ

Новые загадки в тизере "Собирателя душ" (+ ПОСТЕР)