Студенты из Слободского представили свой колледж на выставке-форуме «Россия»

Студенты Егорьевска познакомились с достижениями российской космонавтики

В Кремле подтвердили начало вывода миротворцев РФ из Карабаха

Опубликовано видео столкновения двух мотоциклов в воздухе под Ростовом



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

LDK-ja dhe AAK-ja ende nuk e kanë diskutuar çështjen e presidentit

LDK-ja dhe AAK-ja ende nuk e kanë diskutuar çështjen e presidentit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj mund të jetë kandidat për president të Kosovës. 

Kështu është thënë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie të mbajtur të mërkurën në Prishtinë. 

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se ekzistojnë thirrje brenda këtij organi të partisë që Haradinaj të jetë kandidat për president. 

"Mund të kemi rrethana të reja sa i përket situatës me zgjedhjen e presidentit të Kosovës për shkak se edhe nëse nuk do të ketë konfirmin të aktakuzës për presidentin Thaçi e që ne gjithë njëzëri kemi shpresuar që nuk do të konfirmohet ajo aktakuzë, prap se prap për 4 ose 5 muaj duhet të hyjmë në proces të zgjedhjes së presidentit dhe Aleanca nuk mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se nuk do të mund të arrijmë ta zgjedhim presidentin e ri", ka thënë Gjini. 

Vetë Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka konfirmuar se mund të jetë kandidat për president. 

"Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë", ka shkruar Haradinaj. 

AAK-ja është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës. 

Haziri: Nuk kemi biseduar me partnerët e koalicionit për çështjen e presidentit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se deri më tani partnerët e koalicionit qeverisës nuk kanë diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. 

"Derisa e kemi këtë gjendje, nuk kemi zhvillim tjetër politik, nuk e kemi parë të arsyeshme me fol për çështjen e presidentit. Fundja në afatin kushtetues presidenti e ka mandatin e vet. Nëse pretendimet e Prokurorit të Specializuar konfirmohen nga ana e Gjykatësit të rastit, atëherë LDK-ja bisedon me partnerët dhe partitë tjera politike", ka thënë Haziri.    

PDK: Deklaratat për çështjen e presidentit, kalkulime për të shmangur zgjedhjet

Deputeti i opozitës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se cfarëdo diskutimi për postin e Presidentit të shtetit, duke e pasë Presidentin me mandat të plotë dhe në detyrë për së paku edhe 7 muaj, është joetik.

"Kalkulimet e partive të koalicionit qeverisës, me kërkesë për të shmangur mundësinë e zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm tregojnë shumë për gjendjen e mjerë në të cilën ndodhen ato, por edhe janë dëshmi e mosbesimit të thellë që kanë qytetarët ndaj tyre".

"Kërkesa e jonë për koalicionin qeverisës është që të merren më pak me fjalë e më shumë me punë, sepse deri tash s'kanë qenë në gjendje ta përmbushin as minimumin e përgjegjësive që i kanë marrë. PDK ka shprehur qëndrimet dhe vizionin e vet që nga 6 tetori dhe deri tash asgjë nuk ka ndryshuar", tha Krasniqi.​

Partnerët e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kur e kanë arritur marrëveshjen për koalicion, nuk janë marrë vesh se kush do të zgjidhet president pas skadimit të mandatit të presidentit Thaçi më 2021.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me votat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën. Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet. 

Albert Krasniqi: Haradinajt i duhet përkrahja e partnerëve të koalicionit

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Haradinaj nuk e ka përkrahjen e partnerëve të koalicionit "nuk do të arrijë të jetë as kandidat dhe lere më të zgjidhet për president". 

"Ky nominim i njëanshëm i AAK-së nuk do t'i kontribuojë relaksimit të raporteve ndërmjet partnerëve të koalicionit, ndonëse posti i presidentit nuk është pjesë e marrëveshjes së koalicionit", tha Krasniqi. 

Cilat janë telashet e koalicionit LDK-AAK?

Ardian Gjini nga AAK-ja theksoi se duhet gjetur mënyra për të mos shkuar në zgjedhje në këtë kohë të pandemisë. Ai u shpreh edhe kundër prishjes së koalicionit qeverisës për shkak të kritikave të fundit që kjo parti ka drejtuar ndaj kryeministrit, Avdullah Hoti. 

Kryetari i AAK-së, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kishte kritikuar shefin e qeverisë Avdullah Hoti, për mospërfshirjen e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimin, nga radhët e AAK-së, në dialogun me Serbinë. AAK-ja ka kritikuar edhe ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel duke thënë se ai po rrëshqet në një dialog teknik. 

"Kritikat e AAK-së për modelin e dialogut nuk nënkuptojnë mosmbështetje politike për qeverinë dhe nuk nënkuptonmë prishje të koalicionit", tha Gjini. 

Më 11 gusht, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i tha Radios Evropa e Lirë se vetëm konfirmimi i aktakuzave nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mund të ndryshojë situatën politike në Kosovë.

Si zgjidhet presidenti i Kosovës?

Presidenti i Republikës së Kosovës, sipas Kushtetutës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidat për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidat për President të Republikës së Kosovës. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës.

Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh.

Thaçi: Jap dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 90, në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij, ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosoves është Vjosa Osmani.

Sipas Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Житель Москвы затопил соседей и выяснил, что его квартира продана

«Мострансавто» призывает пассажиров соблюдать правила поведения в автобусах

В Приморье выставлена на продажу крупнейшая в мире плавбаза

ЕС "отменил" санкции вслед за Францией. Газ пошёл по трубам

Музыкальные новости

Аддитивные технологии помогают "Норникелю" обрести импортонезависимость

Улан-Удэнский ЛВРЗ стал участником Всероссийской ярмарки трудоустройства

Артем Быстров спасает родной город под хиты «Землян» и «Самоцветов»: телеканал ТНТ покажет комедийный сериал Okko «Очевидное невероятное» по рассказам Кира Булычева

Концерт ансамбля "Русский тембр"

Новости России

Пожилым, рожденным до 1966 года, положена денежная помощь

Берия. Любопытные факты, о которых не писали в советских учебниках

Снос молельных домов в Подмосковье объяснили с правовой точки зрения

Музей Победы продлил прием работ на конкурс рисунков «Открытка Победы»

Экология в России и мире

В пяти регионах завершены плановые работы на магистральных нефтепроводах АО «Транснефть - Дружба»

Парашютный Фестиваль «Небофест 2024» состоится 26 мая в Нижнем Новгороде

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)

«Мифы и реальность: что нужно знать о донорстве»

Спорт в России и мире

Елена Рыбакина поднялась в мировом рейтинге

Хачанов объяснил, почему снялся с турнира ATP 500 в Барселоне

Теннисист Рублев разбил ракетку после поражения на турнире в Барселоне

Финалисты «Мастерса» в Монте‑Карло опередили Рублева в рейтинге ATP

Moscow.media

Сотрудники росгвардии задержали гражданина с поддельным документом в Москве

24 компании получили статус партнера в программе Hybrid Partners за 6 месяцев

Сотрудники росгвардии задержали гражданина с поддельным документом в Москве

Остров Октябрьской Революции. Кемь.











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Подмосковье нотариуса приговорили к пяти годам колонии за коммерческий подкуп

«Недвижимость за 1 рубль» получили 140 подмосковных компаний

Воспитанник семейного центра «Можайский» победил в турнире по шашкам

В ФОМС предупредили о мошенниках — карточки