Коммунальные службы устранили аварию на водоводе в подмосковной Лобне

На РФИД-2024 рассказали о мерах успешного запуска нового бренда

В бывшем военном городке Подмосковья демонтируют заброшенные постройки

Бывшего главу Московской областной нотариальной палаты осудили на пять лет



World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Сентябрь
2021

Новости за 03.09.2021

Evropaelire.org 

Osmani bisedon me Harris për strehimin e afganëve dhe pandeminë  

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.  Osmani tha se ka biseduar me nënpresidenten Harris për çështjen e strehimit të qytetarëve afganë, të cilët kanë ikur nga talibanët. “Nënpresidentja Harris theksoi se SHBA-ja është thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikpritjen e mijëra qytetarëve afganë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Osmanit. Kosova... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Batanije, dyshekë, ushqim: Në përkujdesje të familjarëve me COVID-19

Dyshek, batanije dhe gjësende të ndryshme ushqimore janë vendosur në afërsi të dhomave ku janë të shtrirë familjarët e personave të infektuar me koronavirus. Familjarët e të infektuarve është dashur që të improvizojnë edhe vendqëndrime, pasi që ata kalojnë kohë të gjatë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Sanije Kastrati nga Komuna e Malishevës, me banim të përhershme në Gjermani, ka më shumë se 20 ditë që është duke u kujdesur për bashkëshortin e saj, që është i infektuar me koronavirus... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut regjistron 26 viktima dhe 722 raste me COVID-19

Maqedonia e Veriut, të premten ka regjistruar edhe 26 viktima me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 6.013 persona. Nga testimi i 5.865 mostrave, pozitivë me COVID-19 kanë dalë 722 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka arritur në 14.998. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë regjistruar gjashtë të vdekur dhe pesë në Tetovë. Nga tri viktima janë regjistruar në Kumanovë dhe Gostivar, nga dy në Strugë dhe Kërçovë ndërsa nga një në qytetet e Ohrit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çfarë ndikimi kanë SHBA-ja dhe aleatët mbi talibanët në Afganistan?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj, mund ta kenë lënë Afganistanin në duart e talebanëve, por ata ende kanë "fuqi" për t'i bërë militantët islamikë, të respektojnë zotimet e tyre, për të lejuar njerëzit të largohen nga vendi, raporton Reuters, fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden. Kjo është theksuar nga zyrtarë amerikanë dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë, të cilët besojnë se talebanët mund të nënshtrohen nën presionin për të braktisur dhunën e tyre të mëparshme dhe mbështetjen për terrorizmin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vitia: 93 për qind e të shtrirëve në spitale, të pavaksinuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se sipas të dhënave të shtatëditëshit të fundit, duke mos përfshirë të dhënat e 3 shtatorit, mbi 93 për qind e personave me COVID-19, që po trajtohen në spitale, kanë qenë të pavaksinuar kundër koronavirusit. Gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e koronavirusit, Vitia po ashtu tha se në shtatë ditët e kaluara, kanë vdekur 170 qytetarë. “Gjatë kësaj jave, 170 persona kanë humbur jetën dhe nga numri total i të vdekurve, 149 kanë qenë të pavaksinuar”, tha Vitia. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja nis të dërgojë mbi gjysmë milion doza të Pfizerit në Kosovë

Shtetet e Bashkuara po dërgon në Kosovë mbi gjysmë milioni doza të vaksinës kundër koronavirusit të Pfizerit, teksa vendi po përballet me rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi. Shtëpia e Bardhë tha për Radion Evropa e Lirë se 503,100 doza do t’i dorëzohen Kosovës duke filluar nga 3 shtatori. Ky donacion do të vijë në Kosovë përmes programit COVAX gjatë kësaj fundjave. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar që të sjellin të njëjtën urgjencë në përpjekjet ndërkombëtare për... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zjarret shkatërrojnë mijëra hektarë pyje

Në Maqedoninë e Veriut, ndër vite zjarret kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje, duke përfshirë edhe zjarret e shumta që shpërthyen gjatë këtij viti. Ndërkohë që  në bazë të të dhënave të Entit  Shtetëror të Statistikave, disa herë më pak ripërtërihen këto hapësira me fidane të reja.  Gjatë vitit 2020, autoritetet përkatëse kanë arritur të ripërtërijnë përmes pyllëzimit, një sipërfaqe prej 569 hektarësh, ndërkohë që një dekadë më herët, përkatësisht në vitin 2010, janë ripërtërirë pyje në një sipërfaqe prej 2 mijë e 969 hektarë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ish-ministri afgan që tani shpërndan ushqim në Gjermani

Ai ishte ministër i Komunikimit në Afganistan, por dha dorëheqje, pasi korrupsioni i erdhi në majë të hundës. Sayed Sadaat tani ndodhet në Gjermani, ku siguron jetesën duke bërë dërgesa ushqimesh me biçikletë. Ai punon gjashtë orë ditëve të javës, dhe dhjetë orë fundjavave, për t’iu çuar pica dhe porosi të tjera klientëve, i pajisur me uniformë dhe çantë të madhe portokalli. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Evropaelire.org 

MPJD: Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave provokuese

Kosova ia ka ndaluar hyrjen drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Peter Petkoviq, për shkak të siç thuhet, pavarësisht se ai në vazhdimësi ka dhënë garanci se do të përmbahet nga deklaratat nxitëse, në vizitat e tij të fundit në Kosovë, ai ka bërë “deklarata provokuese”. Petkoviq ka thënë se Kosova nuk e lejoi që të qëndrojë në një vizitë dyditore në Kosovë, të planifikuar më 3 dhe 4 shtator. “Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Marrëveshja e Uashingtonit: Çka u zbatua e çka jo?

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump. Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Zyrtarët amerikanë e vlerësuan marrëveshjen e Uashingtonit si një fillim të ri për Ballkanin Perëndimor. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova regjistron edhe 26 viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten, më 3 shtator se janë regjistruar edhe 26 vdekje dhe 1.448 raste të reja me koronavirus. Sipas raportit, 15 nga viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe 11 të gjinisë femërore. Nga dy viktima u regjistruan në Pejë, Malishevë, Viti, Gjilan Prishtinë, Prizren, Klinë, Ferizaj dhe Gjakovë, ndërkaq nga një rast me fatalitet u regjistruan në Podujevë, Lipjan, Skenderaj, Gllogoc, Kamenicë, Rahovec, Deçan dhe Vushtrri. Nëntë viktima ishin të grupmoshës 70-79 vjeç... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Borrell: BE-ja nuk do ta njohë Qeverinë e re afgane

Bashkimi Evropian tha se nuk ka plane që ta njohë Qeverinë e re të Afganistanit, kurdo që ajo të formohet, por do të angazhohet me administratën e udhëhequr nga talibanët në baza “operacionale”. “Në mënyrë që të mbështesim popullin afgan, ne do të angazhohemi me Qeverinë e re në Afganistan, por kjo nuk do të thotë njohje. Është një angazhim operacional”, tha shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell gjatë një konference për media të mbajtur më 3 shtator. Borrell tha se 27 vendet e bllokut evropian... Читать дальше...

Evropaelire.org 

AstraZeneca dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për furnizimin me vaksina

Kompania farmaceutike AstraZeneca dhe Komisioni Evropian kanë arritur marrëveshje për shpërndarjen me 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, duke i dhënë fund mungesës së dozave të vaksinës së kësaj kompanie. Mosmarrëveshjet mes AstraZenecas dhe Bashkimit Evropian më herët gjatë këtij vitit, shkaktuan krizë, ku shumë shtete, që ishin nën presion që ta përshpejtonin fushatën e vaksinimit, patën mungesë të dozave. Po ashtu, mosdërgimi i këtyre dozave krijoi raporte të tensionuara mes BE-së dhe AstraZenecas. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Afganët ia mësyjnë kufijve tokësorë pas mbylljes së aeroportit

Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara. (Përgatiti: Trim Haliti)

Evropaelire.org 

MASHTI shpreson që më 13 shtator të nisë mësimi në shkolla

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) shpreson që situata epidemiologjike të përmirësohet deri më 13 shtator, që të mund të fillojë mësimi me prezencë fizike në shkolla, tha zëvendësministri Dukagjin Pupovci. Për shkak të rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shtyjë nisjen e vitit të ri shkollor 2021/2022 deri m 13 shtator. Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci tha se që shkollat të mbahen të hapura ka rekomanduar edhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në kujdesin intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar (SHSKUK) njofton se 79 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky numër është më i lartë krahasuar me një ditë më parë, ku në spitale dhe klinika ku trajtohen pacientët me COVID-19, 69 pacientë ishin në kujdes intensiv. Sipas raportit ditor të datës 3 shtator, në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 1.209 pacientë. “Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1.102 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Si t'i ndalet hovi koronavirusit në Kosovë?

Njëqind e shtatëdhjetë viktima nga koronavirusi janë konfirmuar në Kosovë nga data 27 gusht deri më 2 shtator. Ka qenë ky shtatëditëshi më vdekjeprurës qëkur ka shpërthyer pandemia, pranverën e vitit të kaluar. Fluksi i pacientëve në spitale është në prag të limiteve. Si mund të ndalet hovi?

Evropaelire.org 

Vendet në Evropë do të nisin me doza përforcuese të vaksinave

Qiproja dhe Italia u bënë vendet e fundit në Evropë që njoftuan se do të fillojnë të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit. Qeveria italiane tha se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë për grupet e cenueshme, siç janë ato me sistem të dobët imunitar, duke filluar nga fundi i këtij muaji. Kryeministri Mario Draghi tha se në Itali janë vaksinuar 70 për qind e qytetarëve të moshës 12 vjeç e lart. Qiproja tha se do t'u japë dozën e tretë personave mbi 65 vjeç dhe banorëve të shtëpive të kujdesit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjumi njëvjeçar i politikës së jashtme kosovare 

Për një vit, Kosova e kishte të ndaluar të aplikonte për tu anëtarësuar në organizata ndërkombëtare. Këtë ia ndalonte moratoriumi i dalë nga marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar më 4 shtator të vitit të kaluar. Ky moratorium njëvjeçar, i cili bëri që edhe Serbia ta ndërpriste fushatën kundër njohjeve të shtetit të Kosovës, skadon të shtunën më 4 shtator. Megjithatë, Departamenti i Shtetit Amerikan të premten inkurajoi Kosovën dhe Serbinë, që të vazhdojnë me moratoriumin mbi çështjet e njohjes... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rreth 450 afganë arritën deri të premten në Kosovë

Deri të premten (3 shtator) në Kosovë kanë arritur afërsisht 450 refugjatë afganë, të cilët do të qëndrojnë përkohësisht. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Jeta Tela, shefe e kabinetit dhe këshilltare e lartë politike e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Afganët të cilët vijnë në Kosovë, do të qëndrojnë derisa t'iu rregullohet dokumentacioni për t'u vendosur në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë shtet anëtar të NATO-s. Në Kosovë të dielën (29 gusht) arriti grupi i parë prej 111 qytetarëve të parë afganë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja inkurajon Kosovën e Serbinë të vazhdojnë moratoriumin mbi njohjet

Departamenti i Shtetit Amerikan inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me moratoriumin mbi çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës duke u përgjigjur në pyetje lidhur me përvjetorin e parë të marrëveshjes së Uashingtonit. “Në mënyrë që të mbështetet suksesi i dialogut dhe përpjekjeve të tjera, ne inkurajojmë të dy palët që të mbajnë moratoriumin e tyre mbi çështjen e njohjeve që komplikon përparimin në fushat teknike”, tha një zëdhënës i DASH-it. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Baradar pritet të udhëheqë Qeverinë e re në Afganistan

Bashkëthemeluesi i talibanëve dhe udhëheqësi politik i lëvizjes, Mullah Abdul Ghani Baradar, do të udhëheqë Qeverinë e re në Afganistan, raporton Reuters, duke u thirrur në disa burime.  Sipas agjencisë së lajmeve, Mullah Mohammad Yaqoob, djali i themeluesit të ndjerë të talibanëve dhe udhëheqësit shpirtëror të tyre, Mullah Mohammad Omar, do të marrë një pozitë të lartë në Qeveri.  Një zëdhënës i talibanëve i tha agjencisë së lajmeve AFP se shpallja e administratës së re nuk do të ndodhë deri më 4 shtator. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Anëtari i bandës “Beatles” të IS-it pranon fajësinë

Një ish-shtetas britanik, i akuzuar për vrasjen e pengjeve perëndimore derisa ka qenë anëtar i grupit militant Shteti Islamik (IS) në Siri, u deklarua fajtor për akuza të shumta penale në një gjykatë federale të SHBA-së. Alexanda Amon Kotey pranoi fajësinë për komplot për vrasjen e katër pengjeve amerikane dhe krime të tjera. Kotey, 37 vjeç, është një nga katër anëtarët e Shtetit Islamik të quajtur “Beatles”, për shkak të theksit të tyre britanik. Ai dhe një burrë tjetër, El Shafee el-Sheikh... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja do të investojë afro 3 miliardë dollarë në vaksina

Shtetet e Bashkuara do të investojnë afro 3 miliardë dollarë në zinxhirin e vaksinave kundër koronavirusit. Paratë shtesë, të cilat do të shpërndahen në javët e ardhshme, do të fokusohen në kompanitë që japin kontribute për prodhimin e vaksinave, si dhe në firmat që mbushin dhe paketojnë vaksinat, tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, Jeffrey Zients. “Ky investim i ri do të zgjerojë më tej kapacitetin prodhues të vaksinave vendase, duke i ndihmuar Shtetet e Bashkuara të përmbushin zotimin e tyre... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në SHBA

Përmbytjet e shkaktuara nga mbetjet e uraganit Ida lanë të vdekur së paku 45 persona në verilindje të Shteteve të Bashkuara. Stuhia shkaktoi shira të rrëmbyeshëm mbrëmjen e 1 shtatorit dhe mëngjesin e 2 shtatorit, nga Merillendi deri në Nju Jork. Shumica e viktimave pësuan pasi përmbytjet morën makinat e tyre. Disa u mbytën edhe në bodrumet e apartamenteve. Së paku 23 persona vdiqën në Nju Xhërsi dhe 12 në Nju Jork. Dy shtetet shpallën gjendje emergjence. Stuhia tropikale Ida goditi shtetin e Luizinaës të dielën... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Молния ударила во взлетно-посадочную полосу в аэропорту Северной Осетии

Подготовку к запуску фонтанов начали в Шаховской

Концерт в честь Дня труда прошел в Красногорске

СК: в Москве иностранец пытался сбросить восьмиклассника с третьего этажа

Музыкальные новости

Глава СК РФ Бастрыкин взял дело нейрохирурга под свой контроль

Улан-Удэнский ЛВРЗ стал участником Всероссийской ярмарки трудоустройства

Фронтмен Metallica Хэтфилд сделал тату с прахом умершего лидера Motorhead Лемми

Эксперт рассказала, как правильно выбрать одежду для спортзала

Новости России

Крупный завод по рециклингу полимеров открыли в Егорьевске

Почему дети воюют со своими звёзными родителями

Концерт в честь Дня труда прошел в Красногорске

В России научились остановить кровь за 15 секунд

Экология в России и мире

Доктор Садыков назвал 3 анализа, указывающие на причины лишнего веса

Заражение крови и менингит: через популярные блюда в ЮВА можно заразиться инвазивной болезнью

Где спастись от сезонной аллергии? Россиянам назвали направления и цены

Минфин РФ: отсутствие интероперабельности - это препятствие к использованию ЦФА в международных расчетах

Спорт в России и мире

Рыбакина о смене гражданства: «Я никому ничего не доказываю. В меня поверил Казахстан, чему я очень рада»

Бадоса из-за травмы снялась с матча против Соболенко и заплакала у сетки

WTA отреагировала на суперкамбэк Елены Рыбакиной

Хачанов объяснил, почему снялся с турнира ATP 500 в Барселоне

Moscow.media

Ляжгинский водопад

На строительстве моста на обходе Тольятти началась укладка асфальта

Как поучаствовать в продаже иностранных ценных бумаг по указу №844

Псковская область подала заявку на проведение ДЭГ на очередных выборах











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Концерт в честь Дня труда прошел в Красногорске

Муцениеце и Чуйков вместе вышли на красную дорожку ММКФ, держась за руки

Расторгуев без жены, Лядова без мужа. Кто, в чем и зачем пришёл на ММКФ?

Пристройка к школе в Ступине готова на 70%