Только не упадите: назван новый размер пенсии с 1 мая

Панда Катюша поранила кипера

Немецкий политолог назвал ситуацию с «воскресшим» миллиардером Хаубом комичной

Андрей Воробьев: Беларусь строит сервисный центр в Мытищах и завод в Раменском

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Январь
2021

Новости за 12.01.2021

Evropaelire.org 

Pompeo anulon vizitën në Evropë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka anuluar udhëtimin dy-ditor në Evropë. Njoftimi është bërë nga ana e Departamentit të Shtetit. Ky mund të kishte qenë udhëtimi i fundit diplomatik i nivelit të lartë nga ana e administratës së presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump.  Pompeo kishte planifikuar të vizitojë Brukselin dhe Luksemburgun. Sipas njoftimit, anulimi është bërë për të ndihmuar "një proces tranzicioni të qetë dhe të rregullt" në administratën e ardhshme presidenciale. Presidenti i zgjedhur... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Përmbytjet lënë jashtë shtëpive shumë familje

Shumë shtëpi janë përmbytur në rajone të ndryshme të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ka vizituar disa familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga uji. Derisa ende nuk dihet shuma totale e dëmeve të shkaktuara, banorët shpresojnë në ndihmë institucionale. Përkundër gjendjes së rënduar në terren, Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi ka thënë se situata është nën kontroll.

Evropaelire.org 

Lajçak: Vazhdimi i dialogut pas zgjedhjeve në Kosovë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pa përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë. "Nuk është momenti për të organizuar një takim të ri. Ne kemi nevojë për një qeveri të re me një mandat të fortë që do të vazhdojë procesin e dialogut", tha Lajçak. Ai mori pjesë në një diskutim përmes videos me ambasadoren gjermane në Uashington, Emily Haber, për të diskutuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vërshohet një pjesë e Vushtrrisë

Dhjetëra shtëpi janë vërshuar nga uji ditën e martë në Vushtrri pasi lumi Sitnica doli nga shtrati. Ekipet emergjente dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë larguar banorët nga zona e përmbytur. Shumë rajone të Kosovës janë vërshuar në pesë ditët e fundit si pasojë e rënies së shiut dhe borës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) situata paraqitet më e mirë ditën e martë dhe niveli i ujit në lumenjtë të Kosovës ka filluar të bie.

Evropaelire.org 

Masa shtesë për të luftuar variantet e reja të COVID-19

Teksa vdekjet në botë nga sëmundja COVID-19 janë afro 2 milionë, Japonia ka zbuluar një variant të ri të virusit te disa udhëtarë nga Brazili; Rusia ka regjistruar rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit që fillimisht u detektua në Mbretërinë e Bashkuar dhe thotë se mbi 1,5 milion qytetarë janë vaksinuar me vaksinën Sputnik-V; spitalet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë janë të mbingarkuara nga rastet e reja; Japonia ende shpreson të mbajë në Tokio Lojërat Olimpike Verore. (Përgatitën: Mimoza... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Osmani: Dialogu me Serbinë, pas krijimit të institucioneve të reja

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë derisa vazhdojë derisa të përmbyllet procesi zgjedhor në Kosovë dhe të krijohen institucionet e reja. Ajo ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria në detyrë e Kosovës nuk ka legjitimitet për të negociuar në emër të Kosovës. “Legjitimitet të tillë nuk mund të ketë as ndonjë i deleguar nga një qeveri e tillë”, ka thënë Osmani. Ajo këto komente i bëri në Bruksel... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump i vlerëson përpjekjet për shkarkim si "absolutisht qesharake"

Presidenti amerikan, Donald Trump, i quajti të martën përgatitjet e Kongresit për të filluar procesin e shkarkimit ndaj tij, si "absolutisht qesharake" dhe tha se ato po shkaktonin "një zemërim të jashtëzakonshëm". Pasi doli nga Shtëpia e Bardhë për t’u nisur në Teksas, Trump e quajti përpjekjen për shkarkim të Dhomës së Përfaqësuesve një "vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës". Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara prezantoi të hënën një rezolutë për gjykimin e presidentit Donald Trump... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dy vjet për rimëkëmbje ekonomike  

Në bazë të raportit të fundit të Bankës Botërore lidhur me perspektivat globale ekonomike të publikuar në fillim të vitit, Maqedonisë së Veriut do t’i duhen të paktën dy vjet që të rikuperohet nga kriza e shkaktuar nga pandemia apo që të kthehet në gjendjen që ishte më 2019. Banka Botërore ka vlerësuar se ekonomia e Maqedonisë së Veriut më 2020 ka shënuar trend negativ sa i përket rritjes së Bruto Produktit Vendor dhe atë prej 5.1 për qind, ndërkaq sipas parashikimeve të këtij institucioni ndërkombëtar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia me fushatë për përkrahjen e Katarit

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se ka marrë konfirmimin e ambasadorit jo-rezident të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad al-Marri, se Doha nuk ka ndryshuar qëndrim për Kosovën dhe do të vazhdojë mbështetjen. Takimi mes tyre është zhvilluar të martën në Tiranë të Shqipërisë. Katari e ka njohur pavarësinë e Kosovës në janar të vitit 2011. Në ditët e fundit, ky vend është shëndruar në një temë përplasjesh mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo, pasi më 8 janar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

KQZ-ja do të adresojë çështjen e verifikimit të votuesve në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do ta miratojë edhe një udhëzim lidhur me vendimin e datës 11 janar, për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, ka deklaruar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Vendimi i KQZ-së, një ditë më parë, ka nxitur reagime të shumta. Në bazë të këtij vendimi, KQZ-ja do t’i telefonojë të gjithë personat që janë jashtë vendit dhe të cilët aplikojnë për votim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova shënon edhe katër viktima dhe 279 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të martën janë regjistruar edhe katër viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktimat janë nga Dragashi, Gjilani, Mitrovica dhe Suhareka. Sipas njoftimit ditor për situatën epidemiologjike, janë testuar edhe 1.751 mostra, prej të cilave janë konfirmuar 279 raste pozitive. Sëmundjen e kanë përballuar edhe 431 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.795. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Erdogan dëshiron të përmirësojë raportet me BE-në

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se ai dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe shpreson se edhe BE-ja e ka të njëjtin vullnet. Komentet e Erdogan pasojnë një vit tensionesh me BE-në, që përfshijnë politikën e jashtme më këmbëngulëse të Turqisë në Mesdheun lindor, si dhe tensionet në Libi dhe pjesë të Lindjes së Mesme.  Marrëdhëniet e Turqisë janë acaruar veçanërisht me Greqinë dhe fuqinë evropiane Francën. Por, udhëheqësi turk ka zbutur retorikën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ford u jep fund dekadave të prodhimit në Brazil

Prodhuesi amerikan i makinave Ford tha se do t’i mbyllë tri fabrikat e mbetura në Brazil, duke u dhënë fund dekadave të pranisë në këtë vend. Ford fajësoi pandeminë e koronavirusit, e cila tha se i ka zvogëluar më tej shitjet dhe ka rritur “humbjet e konsiderueshme” në rajon. Rreth 5,000 njerëz, kryesisht në Brazil, pritet të humbasin vendet e punës. Vendimi është pjesë e një ristrukturimi global të Fordit, i cili po përpiqet të përmirësojë performancën e tij financiare. “Me më shumë se një shekull në Amerikën e Jugut dhe Brazil... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Banorët e Vushtrrisë evakuohen për shkak të vërshimeve

Banorët e një pjese të Komunës së Vushtrrisë janë evakuuar, pasi lumi Sitnica ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar vërshime, njoftoi kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri. Tahiri tha se gjendja “është e rënduar” dhe se në evakuimin e banorëve ka ndihmuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. “Shkolla fillore 'Naim Frashëri' në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë”, tha Tahiri.   Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Qendra e Situatave e ka njoftuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

AstraZeneca aplikon për autorizimin e vaksinës nga BE-ja

AstraZeneca aplikoi te Bashkimi Evropian për autorizimin e vaksinës anti-COVID-19, që kjo kompani farmaceutike britanike e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se opinionin për autorizim të kushtëzuar të vaksinës mund ta lëshojë deri më 29 janar. Nëse miratohet nga EMA dhe aprovohet zyrtarisht nga Komisioni Evropian, ajo do të bëhet vaksina e tretë kundër sëmundjes COVID-19, që do të jetë e disponueshme në vendet e BE-së. ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

IHK: Situata meteorologjike pritet të stabilizohet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) tha se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, që prej pasdites së të hënës, tendencat e niveleve të ujit janë në rënie në të gjithë lumenjtë e Kosovës. Përmes një njoftimi për media, IHK-ja tha se pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe borës, situata “pritet të stabilizohet gradualisht" në ditët në vijim. “Lumenjtë kryesorë të Kosovës, gjatë orëve dhe ditëve në vijim, parashikohet të kenë rënie dhe gradualisht ata do të kthehen nëpër shtretërit e tyre. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Prej fustaneve në maska

Pandemia e koronavirusit ka bërë që biznesi i vogël i Xhyla Nikës të kalojë nëpër një situatë të vështirë, duke punuar me 90 për qind humbje. Nika, 62-vjeçare, është rrobaqepëse dhe nga biznesi i saj varet familja e saj tetë anëtarëshe. “Unë nuk e kam asnjë anëtar të familjes sime në punë të shtetit. Gjithçka varet nga ky biznes”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë. Në dyqanin prej 23 metrash katrorë në Prishtinë, Xhyla Nika para paraqitjes së rasteve me koronavirus, punonte së bashku me katër punëtore. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Si do ta përçojë Trump mesazhin pa media sociale?

Vendimi i kompanive të teknologjisë për t’ia pamundësuar presidentit amerikan, Donald Trump, që të përçojë mesazhin te ndjekësit e tij në mediat sociale mund ta detyrojë atë, që gjatë ditëve të fundit të mandatit të tij, t’iu kthehet metodave më tradicionale të komunikimit, apo kanaleve më të izoluara konservatore online, thonë ekspertët, shkruan agjencia Reuters. Twitter, Facebook, Alphabet – në pronësi të Google, Apple dhe Amazon ndërmorën veprimet e tyre më të ashpra për të kufizuar Trumpin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vuçiq: Përkufizimi i kufijve është një zgjidhje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova nuk është e gatshme për zgjidhje kompromisi me Serbinë dhe se konflikti i ngrirë midis dy vendeve vazhdon. Duke folur për një televizion lokal serb, Vuçiq tha se ideja e përkufizimit të kufijve, e përfolur edhe më herët, paraqet një zgjidhje, me të cilën Serbia do të ishte “po aq e kënaqur dhe po aq e pakënaqur sa edhe shqiptarët”. Ideja për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që Vuçiq e ka cilësuar si “përkufizim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA rikthen Kubën në listën e sponsorëve të terrorizmit

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka rikthyer Kubën në listën e sponsorëve shtetërorë të terrorizmit. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Kuba futet në listën e zezë për “mbështetje të vazhdueshme të akteve të terrorizmit ndërkombëtar”, duke i strehuar të arratisurit amerikanë, si dhe udhëheqësit e grupit rebel të Kolumbisë, ELN. Pompeo po ashtu përmendi mbështetjen e Kubës për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin SHBA-ja refuzon ta njohë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thirrje Bosnjes për t’iu siguruar strehim migrantëve

Katër organizata të të drejtave të njeriut bënë thirrje për mbështetjen e menjëhershme të afro 2,500 refugjatëve, migrantëve dhe azilkërkuesve, të cilët mbeten pa strehë dhe në kushte të vështira dimri në Bosnje e Hercegovinë. Në një deklaratë të lëshuar të martën, Amnesty International, Jesuit Refugee Service Europe, Medecins du Monde Belgique dhe Refugee Rights Europe thanë se autoritetet e Bosnjes nuk kanë arritur të sigurojnë strehim të duhur për migrantët dhe azilkërkuesit, ndërsa Bashkimi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinimit që kanë nisur në disa vende. “Edhe kur vaksinat të fillojnë t’i mbrojnë më të cenueshmit, ne nuk do të arrijmë nivele të imunitetit të popullsisë ose imunitetit të tufave në vitin 2021”, tha shkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan. “Edhe nëse kjo ndodh në disa vende, njerëzit në të gjithë botën nuk do të jenë të mbrojtur”, tha ajo. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump dhe Pence takohen për herë të parë që nga dhuna e 6 janarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe nënpresidenti Mike Pence u takuan të hënën mbrëma, për herë të parë qëkur mbështetësit e dhunshëm të Trumpit kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit. Dhuna e 6 janarit ka ndodhur derisa Pence ka qenë duke udhëhequr një seancë të Kongresit për certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Një zyrtar i lartë i administratës u tha mediave se Trump dhe Pence zhvilluan një “bisedë të mirë”. Zyrtari la të kuptohet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

FBI paralajmëron protesta të armatosura në të gjithë SHBA-në

FBI paralajmëroi protesta të mundshme të armatosura në të gjithë Shtetet e Bashkuara, përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar. Agjencia federale e zbatimit të ligjit tha se “protestat e armatosura” mund të planifikohen në të 50 kryeqytetet e shteteve dhe në ndërtesën e Kongresit, nga data 16 janar deri së paku më 20 janar. Në shumicën e shteteve, me përjashtim të Uashingtonit, mbajtja hapur e armëve është e ligjshme. Paralajmërimi vjen derisa Uashingtoni dhe legjislaturat... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Появились подробности аварии в районе Очаково-Матвеевское

Немецкий политолог назвал ситуацию с «воскресшим» миллиардером Хаубом комичной

Акция «Бессмертный полк в автобусах» пройдет в Подмосковье

Краснов провёл встречу с председателем Верховного суда Венесуэлы

Музыкальные новости

Если ты не поступил в колледж или вуз

Сотрудники «Россети Центр» и «Россети Центр и Приволжье» присоединились к Неделе популяризации донорства крови

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Эксперт рассказала, как правильно выбрать одежду для спортзала

Новости России

«А потом мир погас». Жертва молнии рассказал о боли, которую едва пережил

В Балашихе прошла ежегодная весенняя конференция садоводов

Как поучаствовать в продаже иностранных ценных бумаг по указу №844

Делегация Минздрава КНДР посетила предприятия ОЭЗ «Дубна»

Экология в России и мире

Lamoda и Fashion Factory School: локальные бренды присутствуют в гардеробе 75 процентов россиян

Наследие «Игр будущего»

Врач -стоматолог Владимир Лосев: особенности и нюансы лечения зубов у пожилых

Филиалы АО "Желдорреммаш" приняли участие в региональном этапе второй Всероссийской ярмарки трудоустройства «Работа России. Время возможностей»

Спорт в России и мире

Теннисист Рублев разбил ракетку после поражения на турнире в Барселоне

Александрова проиграла Жабер в первом круге турнира WTA в Штутгарте

Хачанов объяснил, почему снялся с турнира ATP 500 в Барселоне

Появилось «закулисное» видео Елены Рыбакиной

Moscow.media

Мигрантам хотят запретить работать в такси

Псковская область подала заявку на проведение ДЭГ на очередных выборах

Сотрудники росгвардии задержали гражданина с поддельным документом в Москве

«Системный софт» и производитель low-code платформы Scalaxi заключили соглашение о партнерстве











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Химках с 25 по 26 апреля временно изменится схема движения трех маршрутов

Только не упадите: назван новый размер пенсии с 1 мая

Подозреваемый в убийстве на юго-востоке Москвы мог скрыться из Московского региона

Панда Катюша поранила кипера