Московская область 22 апреля примет бизнес-миссию из Армении

Гжельский фарфоровый завод получил гран-при межрегионального конкурса

Школу на 1000 мест построят в составе жилого комплекса на западе Москвы

Генсек ОДКБ: страны интересуются евразийской системой коллективной безопасности



World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Январь
2021

Новости за 11.01.2021

Evropaelire.org 

Osmani: E drejta e votës nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme, e cila “nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë”. Reagimi vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori të hënën një vendim për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Në bazë të këtij vendimi, KQZ-ja do t’i refuzojë aplikacionet e atyre që nuk lajmërohen në telefon në kohën kur KQZ-ja i thërret për verifikim. “E drejta e votës është e drejtë fundamentale... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Biden merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori të hënën dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit. Procedura u transmetua në rrjetet kabllore, pak minuta pasi ndodhi. Në komentet e shkurtra për gazetarët, ai tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën më 20 janar. Biden e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor. Për të qenë efektive, kjo vaksinë duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA sanksionon disa ukrainas nën akuzat për ndërhyrje në zgjedhje

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj shtatë shtetasve ukrainas dhe katër subjekteve ukrainase, për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Departamenti amerikan i Thesarit tha se personat e sanksionuar janë: Oleksandr Dubynskiy, Dmytro Kovalchuk, Kostyantyn Kulyk, Oleksandr Onyshchenko, Anton Symonenko, Andriy Telizhenko dhe Petro Zhuravel. Katër ueb-faqe dhe grupe mediatike - Era-Media, Onli n’Yuz, Nabuleaks dhe Skeptik - u sanksionuan po ashtu. Sipas sekretarit amerikan të Shtetit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Mal të Zi mund të hyhet pa test të koronavirusit

Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i obligueshëm për të hyrë në Mal të Zi. Ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt. Boroviniq Bojoviq tha se do të hiqet edhe ndalesa për trafikun midis qyteteve të Malit të Zi, gjatë fundjavave. Sipas saj, lehtësimi i masave është bërë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike. Ajo tha se shkalla e përdorimit të kapaciteteve spitalore aktualisht është rreth 57 për qind... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova në ujë

Në rajone të ndryshme të Kosovës, disa fshatra janë bllokuar pas reshjeve të mëdha të shiut dhe borës. Shumë rrugë e ura janë dëmtuar dhe si pasojë është bllokuar trafiku për disa orë.

Evropaelire.org 

LDK-ja gjobitet për shkelje të masave kundër COVID-19

Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me dymijë euro nga Komuna e Prishtinës, për shkelje të rregullave kundër pandemisë COVID-19. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili ka thënë se shkelja ka të bëjë me tubimet elektorale, të organizuara në Prishtinë. “Iu bëjmë thirrje subjekteve politike që t'i respektojnë ligjet dhe vendimet që vetë i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive për secilin tubim në Prishtinë”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Demokratët prezantojnë rezolutën për gjykimin e Trumpit

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara prezantoi një rezolutë për gjykimin e presidentit Donald Trump, nën akuzat për “nxitje të kryengritjes”. Demokratët që udhëheqin këtë dhomë të Kongresit amerikan, e fajësojnë Trumpin për nxitje të trazirave, javën e kaluar, në Kongres. Pesë vetë kanë mbetur të vdekur, pasi mbështetësit e Trumpit kanë sulmuar dhunshëm ndërtesën e Kongresit dhe janë përplasur me policinë. Paraprakisht, Trump ka mbajtur një fjalim përpara mbështetësve, duke i përsëritur... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjysmëvjetori i dytë vazhdon në shkolla

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë, gjysmëvjetorin e dytë shkollor 2020/2021 do ta vazhdojnë fizikisht në shkolla, thotë ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj. Megjithatë, mësimdhënësit kanë kërkesa në mënyrë që mësimi të vazhdojë në kohën e paraparë. Ministri në detyrë, Likaj në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk ka ndonjë vendim të ri, kështu që mësimi do të vazhdojë sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), për ruajtjen e shëndetit të nxënësve në shkolla. Читать дальше...

Evropaelire.org 

BioNTech synon të prodhojë 2 miliardë doza të vaksinës më 2021

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech, e cila bashkë me kompaninë amerikane të barnave, Pfizer, kanë krijuar vaksinë kundër sëmundjes COVID-19, tha se planifikon të prodhojë dy miliardë doza të vaksinës këtë vit. Parashikimi i mëparshëm ka qenë për 1.3 miliard doza, por së shpejti do të futet në përdorim edhe një linjë e re prodhimi. “Ne tani besojmë se mund të ofrojmë rreth dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021”, tha kompania gjatë një prezantimi të hënën. Shifra e re përfshin edhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedonia e V. dhe Bullgaria u rikthehen bisedimeve për kontestet

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria këtë javë pritet t’i rikthehen bisedimeve për kapërcimin e dallimeve që çuan në veton bullgare për kornizën për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. I dërguari i posaçëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për bisedime palën bullgare, Vllado Buçkovski, pritet të takohet në Sofje me zëvendëskryeministrin bullgar, Krasimir Karakaçanov, ndërsa sipas mediave bullgare, qëllimi i vizitës është rivendosja e besimit midis dy vendeve si dhe zbatimi i Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pamje nga vërshimet në Kosovë

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe borës, shumë pjesë të Kosovës janë vërshuar. Reshjet kanë mbyllur qarkullimin në disa pjesë të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga disa komuna të Kosovës, të prekura nga vërshimet.




Evropaelire.org 

Osmani në Bruksel, takon zyrtarët e lartë të BE-së

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Bruksel, ku do të ketë takime me zyrtarë të Belgjikës, si dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian. Osmani pritet të takojë të martën presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasolli, dhe komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. BE-ja i ka konfirmuar këto takime, por nuk ka dhënë hollësi rreth temave që pritet të diskutohen. Sipas burimeve të BE-së, pritet që të flitet për situatën aktuale në Kosovë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjashtë viktima dhe 206 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjashtë viktima dhe 206 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në Prishtinë dhe Fushë Kosovë janë regjistruar nga dy viktima, ndërsa nga një në Mitrovicë dhe Prizren. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,281 mostrave. Kosova ka konfirmuar në total 53,982 raste me koronavirus dhe 1,383 viktima. Të shëruar janë 46,648 pacientë, prej tyre 389 në 24-orëshin paraprak. Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 5,951.

Evropaelire.org 

Rama fton Turqinë dhe Greqinë për bisedime lidhur me krizën në Mesdhe

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka pranuar ftesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të takuar homologun e tij grek, Nikos Dendias, në Tiranë, në përpjekje për të biseduar për një zgjidhje të mundshme për Mesdheun Lindor - të cilësuar si një nga krizat më të thella mes dy shteteve në dekadat e fundit. Cavusoglu deklaroi se kryeministri Rama donte ta sillte atë së bashku me ministrin e Jashtëm grek, Niko Dendias, në Tiranë, por Dendias hyri në karantinë gjatë kësaj periudhe. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Biden zgjedh William Burnsin për shef të CIA-s

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se ka zgjedhur diplomatin veteran, William Burns, për drejtor të CIA-s. Burns, 64 vjeç, ish-ambasador në Rusi dhe Jordani, ka karrierë 33-vjeçare në Departamentin amerikan të Shtetit, edhe nën udhëheqjen e presidentëve republikanë, edhe atyre demokratë. “Bill Burns është një diplomat shembullor me disa dekada përvojë në skenën botërore”. “Ai ndan bindjen time të thellë se inteligjenca duhet të jetë jopolitike dhe se profesionistët... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Fotografitë e javës

Festimet për Krishtlindjen Ortodokse në mbarë botë, protesta, shkatërrime nga luftimet në Nagorno Karabak, janë vetëm disa prej fotografive më interesante që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për këtë javë, nga rajonet në të cilat raporton REL.

Evropaelire.org 

Nis vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri ka nisur vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19, ku të parët që do ta marrin këtë shërbim janë punëtorët shëndetësorë, që do pasohen nga policët dhe shërbyesit e tjerë publikë, si dhe të moshuarit apo grupet që konsiderohen më të rrezikuarat. Në mesin e personave të parë që u vaksinuan ishte kryeministri Edi Rama, drejtoresha e spitalit infektiv të Tiranës, Najada Çomo dhe mjeku infektolog, Pëllumb Pipero. Vaksinimi në stadiumin kombëtar  “Air Albania” ka vijuar normalisht edhe me persona të tjerë të cilët kanë marrë vaksinën. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hoti paralajmëron mundësinë e kthimit të reciprocitetit me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke ose në të kundërtën, Kosova do t’i zbatojë të gjitha masat e reciprocitetit me Serbinë.  “Të gjitha pa përjashtim, të gjitha masat që Serbia i drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do t’i drejtojmë kah Serbia”, ka thënë Hoti pas një takimi me përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.  Megjithatë, Hoti tha se beson... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ueb-faqja konservatore Parler del jashtë funksionit

Rrjeti social Parler, që përdoret kryesisht nga konservatorët në Shtetet e Bashkuara, u detyrua të dalë jashtë linje të hënën, pasi Amazon paralajmëroi se kompania do të ndalonte hyrjen në serverat e saj, pasi dështoi të kontrollojë dhe largojë përmbajtjen e dhunshme. Popullariteti i faqes u rrit në javën e fundit, duke u bërë aplikacioni numër një falas në App Store Apple pasi Twitter mbylli llogarinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për rolin e tij në nxitjen e një trazire në Kongres javën e kaluar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ekspertët e OBSH-së për koronavirus vizitojnë Kinën të enjten

Dhjetë shkencëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të vizitojnë Kinën të enjten, për të hetuar origjinën e koronavirusit, kanë thënë autoritetet të hënën, pas më shumë se një viti prej kur ka nisur pandemia, dhe në mesin e akuzave se Pekini ka tentuar të pengojë hetimet. Misioni i shumëpritur përbën rëndësi të madhe politike, në kohën kur pandemia e koronavirusit ka shkatërruar botën, ka shkaktuar gati 2 milionë vdekje dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë. Organizata Botërore e Shëndetësisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Demokratët zyrtarisht kërkojnë shkarkimin e Trumpit

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë prezantuar një rezoutë me një artikull për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump, të cilin e akuzojnë për "nxitje të kryengritjes" lidhur me rolin e tij në sulmin ndaj Kongresit amerikan më 6 janar. Në rezolutë theksohet se Trumpi ka mbajtur një fjalim në një tubim, pak para se mbështetësit e tij të sulmonin Kongresin dhe ai bëri deklarata që "inkurajuan dhe çuan" te veprimet e paligjshme ndaj Kongresit. Kjo është hera e dytë që ndaj Trumpit nis proces gjyqësor për shkarkim në Kongres. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vërshimet përmes fotografive

Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime në disa rajone të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi të gjendjes aktuale në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Korreticë e Epërme në rrugën Klinë-Gjakovë, saktësisht në fshatin Volljakë. Po ashtu, dëme janë parë edhe në fshatin Sverkë që lidh Klinën me Malishevën si dhe në Komunën e Fushë Kosovës.

Evropaelire.org 

Reshjet mbyllin qarkullimin në disa pjesë të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se do të evidentohen dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet, në mënyrë që të kompensohen qytetarët. Në një konferencë për media, të hënën Hoti u pyet nëse do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas vërshimeve në pjesë të ndryshme të Kosovës. "Po mundohemi të marrim masat e nevojshme për të shpëtuar së pari jetën e qytetarëve, për t’i evituar dëmet madhore në infrastrukturë, në mënyrë që të mos mbesin lokacionet e bllokuara për qarkullim normal. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Britania do të hapë qendra masive vaksinimi kundër koronavirusit

Mijëra persona do të vaksinohen këtë javë kundër koronavirusit në Britani, teksa pritet të hapen shtatë qendra të mëdha në gjithë territorin britanik. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani të Madhe ka thënë se qindra shërbime tjera spitalore do të jenë të qasshme më vonë gjatë kësaj jave. Qeveria britanike synon të vaksinojë 15 milionë persona në Mbretëri të Bashkuar - ata mbi moshën 70-vjeçare, punëtorët shëndetësorë dhe atyre që u duhet mbrojtje – deri në mesin e muajit shkurt. Autoritetet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja do të shpallë rebelët huthi si terroristë

Shtetet e Bashkuara do të shpallin rebelët huthi të Jemenit si grup terrorist, pavarësisht shqetësimeve nga grupet e ndihmës se një gjë e tillë do të ndikojë në furnizimet humanitare në shtetin e shkatërruar nga lufta, i cili është në prag të urisë së përhapur. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka bërë të ditur këtë vendim më 10 janar, duke thënë se rebelët huthi kanë kryer fushatë ushtarake që ka “lënë të vdekur shumë persona, e cila vazhdon të destabilizojë rajonin dhe u mohon banorëve... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Врач Гаврилова рассказала, как найти хорошего медицинского специалиста

ЦСКА — в финале Пути РПЛ! Чалов и компания снова идут за Кубком

Баня в загородном доме

Стоимость владения «Москвичом 3» в течение пяти лет практически равна стоимости самой машины, подсчитали в НАПИ

Музыкальные новости

Тема дня: Путин поручил выделить средства на развитие космической ядерной энергетики

Поймали волну: в России продолжает расти спрос на речные круизы

Собянин: Более 600 школ и детсадов построили в Москве с 2011 года

«Аэрофлот» перенес рейсы в Египет и ОАЭ из Москвы и Петербурга

Новости России

ЦСКА — в финале Пути РПЛ! Чалов и компания снова идут за Кубком

В отношении популярной блогерши Анастасии Ивлеевой возбуждено административное дело о дискредитации российской армии

Врач Гаврилова рассказала, как найти хорошего медицинского специалиста

КБГУ: тренинг для будущих технологических предпринимателей

Экология в России и мире

«Холодно без друзей»: Виктор Трегубов презентует сольную программу

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Буйное предвкушение отдыха: самолет, летевший в Турцию, сел в Белграде

Доктор Садыков: за вздутие живота ответственны фруктаны

Спорт в России и мире

Карлос Алькарас снялся с турнира ATP-500 в Барселоне

Рыбакина о смене гражданства: «Я никому ничего не доказываю. В меня поверил Казахстан, чему я очень рада»

Россиянка Вероника Кудерметова вышла во второй круг турнира в Штутгарте

Шнайдер проиграла Бадосе на старте турнира WTA в Штутгарте

Moscow.media

Шоссе имени Тюнина в Кургане перекрыто из-за подтопления

Сотрудники росгвардии задержали неадекватного мужчину, который нанес ножевое ранение девушке в Москве

До конца ноября в Югре отремонтируют мост через реку Ейтья

«Системный софт» и производитель low-code платформы Scalaxi заключили соглашение о партнерстве











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Врач Гаврилова рассказала, как найти хорошего медицинского специалиста

ЦСКА — в финале Пути РПЛ! Чалов и компания снова идут за Кубком

Первый рейс «Ласточки» из Сочи в Сухум запланирован на 25 апреля

Оградить население от мигрантов: Малофеев поддержал идею селить гастарбайтеров на стройке