Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Osmani thotë se Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, Petkoviq e quan këtë deklaratë të "turpshme"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson se Lista Serbe është e angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenim të rendit kushtetues, ka thënë kabineti i Presidencës në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.


Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si "Kosova dhe Metohia".


Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për këtë vendim dhe kanë bërë thirrje që procesi i certifikimit të bëhet mbi baza të standardeve ligjore dhe procedurave në përputhje me ligjet, dhe jo në bazë shqyrtimesh politike.




Sipas kabinetit të saj, Osmani beson se KQZ-ja duhet të vendosë në mënyrë të pavarur.


“Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, është cituar të ketë thënë Osmani.


Lista Serbe është ankuar për këtë vendim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa dhe vendimi pritet të bëhet publik brenda 48 orëve.


Sipas kryetarit të kësaj partie – që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – Zllatan Ellek,  vendimi për moscertifkim është absurd, antiserb dhe jodemokratik dhe është bërë me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.




Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës është pyetur për të komentuar deklaratën e Osmanit dhe mundësitë për shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste, por ai ka rikujtuar se autoritetet e Kosovës kanë shpallur terroriste grupet si Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile dhe që Lista Serbe është e ndryshme nga karakteri, andaj nuk janë vendosur në të njëjtën kategori.


“Megjithatë, u përket organeve të ndjekjes dhe sigurisë, sidomos Prokurorisë së Shtetit dhe gjykatave, që të zbardhin shumë më tepër, dhe me shpejtësi të shtuar të sjellin drejtësi edhe mbi lidhjet e mundshme mes Mbrojtjes Civile dhe Brigadës së Veriut në njërën anë, dhe Listës Serbe në anën tjetër”, ka thënë Kurti.


Petar Petkoviq, kryetar i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se deklarata “e turpshme” e presidentes Osmani vetëm konfirmon që vendimi i KQZ-së ka qenë politik dhe është marrë nën urdhrat e Kurtit.


“Vjosa dhe Kurti as nuk ia dinë për demokraci dhe as për sundim të ligjit. Me këtë qasje, Prishtina tregon se Lista Serbe dhe uniteti i serbëve është halë në sy për ta. Për këtë arsye duhet të fitojë Lista Serbe!”, ka thënë Petkoviq përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Tëitter.


Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se moscertifikimi i kësaj partie është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet.




Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë.


Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.


Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.


Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus