Добавить новость

Источник 360.ru: плита придавила мужчину на стройке в Печатниках

На Кутузовском проспекте в Москве произошло ДТП с участием пяти автомобилей, пострадали пять человек

В Белгороде ответили на предложение Вяльбе сбросить бомбу на Лондон: «У нее нет понимания, что это вообще такое»

Хабаровский музыкальный театр выступит на сцене Сахалинской филармонии

World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Dilemat e Perëndimit për liderët e rinj të Sirisë që i kanë në listë të zezë

Me gjithë pluhurin e çuar peshë lidhur me rrëzimin dramatik të Qeverisë siriane, disa Qeveri të Perëndimit kanë dhënë sinjale se mund të jenë të hapura për të punuar me udhëheqësit e rinj, të cilët aktualisht i konsiderojnë pjesë e një organizate terroriste.


Tri kryeqytete evropiane kanë dhënë shenja se mund të ndryshojnë qëndrimin për grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili është në listë të zezë.


Grupi e ka marrë kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor.


Presidenti amerikan, Joe Biden, duke reflektuar mbi retorikën e grupit, dhe tentimin e tij për t’u distancuar nga lidhjet e mëparshme me Al-Kaidën, ka thënë se “teksa merr më shumë përgjegjësi, ne do ta vlerësojmë [grupin] jo vetëm për fjalët, por edhe për veprimet e tij”.




Përgjigja e menjëhershme e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka dhënë pak hollësi se si do të jetë politika e tij ndaj Sirisë. Ai ka thënë shkurt se ajo “nuk është lufta jonë”.


Megjithatë, administrata e tij do të duhet të vendosë se si do të përballet me Sirinë.


“Supozoj se do të ketë shumë diskutime rreth faktit se çfarë Qeverie do të formojë HTS-ja”, ka thënë Fatima Ayub, analiste politike me bazë në Uashington dhe hulumtuese për Lindje të Mesme dhe Azinë Jugore.


“Ndoshta do të shohim dinamika të ngjashme me ato që kemi parë në Sudan, me heqje të sanksioneve në këmbim të normalizimit me Izraelin. Prandaj, ekzistojnë shumë pyetje përpara, dhe nuk jam e sigurt që as vetë HTS-ja i ka përgjigjet tani”.




Është e qartë se pozita e grupit HTS si lojtar kryesor në Siri, pas rrëzimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, i ka nxitur dilema të reja Perëndimit.


Duke qenë më parë një grup i vogël, dhe me kontroll vetëm të provincës Idlib në Siri, situata ka qenë më e kontrollueshme dhe grupi ka mundur të injorohet lehtë.


Mirëpo, HTS-ja tani është grup më i rëndësishëm se kurrë, prandaj Qeveritë perëndimore duhet se do të kenë kujdes në qasje.


Ministri i Jashtëm në detyrë në Francë, Jean-Noel Barrot, ka thënë për radion France Info, më 8 dhjetor, se HTS-ja ka qenë “lëvizje islamiste” dhe që duhet  të dëshmojë “dëshirën e sinqertë për tranzicion prej ekstremizmit, islamizmit dhe xhihadizmit”.




Ai ka thënë se një i dërguar i Francës do të niset drejt Damaskut brenda javës.


Gjermania ka qasje të ngjashme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Sebastian Fischer, ka thënë se synimet e grupit HTS për t’u distancuar nga e kaluara, do të vërtetohen vetëm nga trajtimi që u bën civilëve dhe minoriteteve entike e fetare.


Në Britani, ministri i Kabinetit, Pat McFadden, ka thënë se duhet të merret “një vendim i shpejtë” nëse duhet larguar grupin HTS prej listës së grupeve terroriste.


Ende nuk është e qartë se çfarë roli do të luajë grupit HTS në Sirinë pas Assadit.


Mirëpo, me sa duhet, do të ketë rol vendimtar, prandaj Perëndimi duhet se i ka të hapura të gjitha mundësitë.


“Mendoj se Perëndimi duhet të përballet me realitetin e ri në terren”, ka thënë Dareen Khalifa, këshilltare e lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.


“Qeveritë perëndimore duhet të vendosin standarde të qarta për HTS-në, dhe nëse i përmbush, ato duhet t’i rishqyrtojnë sanksionet dhe statusin ndaj grupit, pasi diçka e tillë mund të jetë pengesë për paqe dhe siguri në Sirinë pas Assadit”.




Mirëpo, realiteti mund edhe të mos ndryshojë shpejt, marrë parasysh situatën në Afganistan, pas ngjitjes së talibanëve në pushtet.


Atje, Qeveritë perëndimore kanë mbajtur distancë prej grupit ekstremist, të cilin e kritikojnë vazhdimisht për shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe për kufizime të ashpra kundër grave.


“Nuk e shoh HTS-në duke bërë gjëra sikurse ndalesa për shkollim të vajzave. Mendoj se ata janë më të moderuar sesa talibanët”, ka thënë analistja me bazë në SHBA, Ayub.


“HTS ka shumë pyetje për t’i berë vetës, sepse pjesëmarrja në luftë është krejt ndryshe prej udhëheqjes së shtetit. Ne e kemi parë vështirësinë e talibanëve në Afganistan. Prandaj ekzistojnë shumë pyetje të hapura”.


Ndonëse Qeveritë perëndimore janë duke iu qasur me kujdes grupit HTS, ato edhe e kanë bërë të qartë se nuk vendosin për asgjë në baza besimi.


Biden e ka theksuar se grupi “e ka historikun e vet për terrorizëm dhe abuzime me të drejta të njeriut”.


Shtetet perëndimore janë të gatshme edhe për skenarin që nuk arrin të ndërtohet një qeveri e re stabile, si dhe për kërcënimin e ringjalljes së grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).


Më 8 dhjetor, zyrtarët amerikanë kanë thënë se kanë kryer disa sulme kundër atyre që i kanë quajtur 75 shënjestra në Siri.


Një tjetër shqetësim përbëjnë edhe magazinat e armëve kimike që janë ruajtur nga Qeveria e Assadit, dhe tani nuk dihet në duart e kujt do të jenë.


Izraeli ka thënë se ka goditur qendra ushtarake lidhur me këto shqetësime.




Situata në Siri ka potencial për të ndikuar në politikat e brendshme të disa shteteve.


Miliona sirianë kanë ikur prej luftës civile shkatërruese që ka shpërthyer më 2011 në Siri, dhe tani nuk dihet sa prej tyre do të detyrohen të kthehen, apo edhe kanë dëshirë të kalojnë pjesën tjetër të jetës në vendlindje.


Qindra prej tyre kanë krijuar radhë të gjata në kufijtë e Sirisë me Libanin dhe Turqinë.


Prezenca e popullsisë së konsiderueshme siriane ka qenë shpesh edhe burim tensioni mes vendeve të Evropës.




Në Gjermani, vendimet për azil për sirianët janë ngrirë derisa situata të qartësohet pak.


Një figurë e lartë opozitare ka bërë thirrje për paketa financiare, në mënyrë që sirianët të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre.


Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka thënë se “shumë herët” për diskutime të tilla.


Përgatiti: Krenare Cubolli

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Газзаев оценил выступление ЦСКА в первой части сезона

В Белгороде ответили на предложение Вяльбе сбросить бомбу на Лондон: «У нее нет понимания, что это вообще такое»

Московский пенсионер перевел телефонным мошенникам более 24 млн рублей

Путин выразил соболезнования в связи с кончиной актрисы Раисы Максимовой

Музыкальные новости

«Мировые рок - хиты» прозвучат в «Колизей – Арене»

В Югре Росгвардия открыла «Стену памяти» военнослужащим и сотрудникам ведомства, погибшим при выполнении служебно-боевых задач

Концерт «Времена года» Антонио Вивальди прозвучит в Эрмитаже

Купить качественный частотный преобразователь в России

Новости России

В Белгороде ответили на предложение Вяльбе сбросить бомбу на Лондон: «У нее нет понимания, что это вообще такое»

Ликсутов: более половины отечественных лифтов выпускают в Москве

Путин: К 2031 году капремонт должен быть завершен во всех школах, где он необходим

Двое пострадавших в тяжёлом состоянии: что известно о ДТП на трассе М-4 «Дон»

Экология в России и мире

Termit представил амбассадоров бренда

Косметолог Наталья Рябинова: «Пятеро моих учеников заняли призовые места на этом престижном турнире»

Международный конкурс искусства «Сокровища нации» 2024

Балаган года

Спорт в России и мире

Видео дня: Мария Шарапова учит сына русскому алфавиту

WTA назвала белоруску Соболенко лучшей теннисисткой года

Президент Федерации тенниса Италии сравнил Янника Синнера с Винус Уильямс

Полина Кудерметова проиграла в первом круге турнира WTA-125 в Лиможе

Moscow.media

Весенний Торжок 2

Рассвет

Терминал сбора данных (ТСД) промышленного класса SAOTRON RT42G

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: В Москве и Московской области 650 тысяч пенсионеров старше 80 лет получают пенсию в повышенном размере











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Белгороде ответили на предложение Вяльбе сбросить бомбу на Лондон: «У нее нет понимания, что это вообще такое»

Путин: К 2031 году капремонт должен быть завершен во всех школах, где он необходим

Ликсутов: более половины отечественных лифтов выпускают в Москве

Двое пострадавших в тяжёлом состоянии: что известно о ДТП на трассе М-4 «Дон»