Presidenti amerikan, Joe Biden, fali djalin e tij, Hunter Biden, disa ditë para se t’i shqiptohej dënimi për posedim të armës së zjarrit dhe akuza të lidhura me taksat. Falja presidenciale ndodhi pavarësisht se Biden kishte deklaruar disa herë se nuk do ta falte të birin.