Добавить новость
World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Lirohen tre amerikanët e mbajtur në Kinë për shumë vite

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se janë liruar tre shtetas amerikanë të mbajtur në burg nga Kina për shumë vite.


Në një njoftim për një marrëveshje të rrallë diplomatike me Pekinin në muajt e fundit të administratën se presidentit Joe Biden, Shtëpia e Bardhë tha se tre amerikanët janë rrugës për në SHBA.


Ata janë Mark Swidan, Kai Li dhe John Leung, për të cilët Qeveria amerikane ka thënë se ishin burgosur padrejtësisht.


Swidan përballej me dënim me vdekje për akuzat për drogë, ndërsa Li dhe Leung ishin burgosur për akuzat për spiunim.


“Ata do të kthehen së shpejti dhe do të ribashkohen me familjet e veta për herë të parë pas shumë vitesh”, tha Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.


Njoftimi vjen në një kohë pasigurie në marrëdhëniet SHBA-Kinë, të cilat kanë qenë të luhatshme gjatë mandatit të presidentit demokrat Joe Biden. Por, me rikthimin e republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, lideri kinez Xi Jinping ka sinjalizuar shqetësimin e tij se premtimet e presidentit të ardhshëm për të vendosur tarifa ndaj mallrave kineze mund t'i pengojnë lidhjet midis dy fuqive ekonomike.




Një zyrtar amerikan tha se administrata Biden e kishte ngritur çështjen e amerikanëve të ndaluar gjatë takimeve të shumta me Kinën në disa vitet e fundit, përfshirë në fillim të këtij muaji kur Biden bisedoi me presidentin kinez, Xi Jinping, në margjinat e samitit vjetor për Bashkëpunim Ekonomik në Peru.


Politico ishte e para që raportoi për lirimin e tyre, duke thënë se lirimi ishte pjesë e një marrëveshjeje me SHBA-në për këmbimin e të burgosurve. Shtëpia e Bardhë nuk konfirmoi këtë.


Li, emigrant kinez i cili e nisi një biznes eksporti në SHBA, u arrestua në shtator 2016 pasi kishte udhëtuar në Shangai. Ai ishte mbikëqyrur, intervistuar pa praninë e avokatit mbrojtës dhe u akuzua për i dha sekrete shtetërore FBI-së. Një grup punues i OKB-së e quajti arbitrar dënimin e tij me 10 vjet burgim dhe familja e tij tha se akuzat ishin të motivuara politikisht.


Leung u dënua vitin e kaluar me burgim të përjetshëm për spiunazh. Ai u arrestua më 2021 në qytetin Suzhou.


Swidan ishte dënuar me 12 vjet burgim për akuzat për drogë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus